minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

0

Nga Astrit Patozi

Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të dyja blloqet e vjetra të politikës e kanë ndjerë se po u lëkunden themelet.

Ndaj mos u çudisni kur ato të shpeshtohen edhe më shumë me afrimin e datës së zgjedhjeve.

As kur rezultatet e tyre të lëkunden si lavjerrës, herë nga e kuqja e herë nga e zeza, sikur të bëhej fjalë për dy vende të ndryshme dhe jo për të njëjtën Shqipëri.

Advertisement

Tek e fundit, le të harxhohen pak më shumë se herët e tjera, se lekë korrupsioni i kanë. Dhe le t’i hakërrehen njëri-tjetrit si gjithmonë me fitoret në letër, si tigra prej letre që janë, se në fund fare bashkë do të jenë prapë.

Lajmi i mirë është që ata po djersisin, duke u kacavjerrë pas shifrave që i porosisin vetë, ngaqë janë në vështirësi.

Ndaj edhe zero vëmendje dhe zero shqetësim për sondazhet e tyre, që thjesht demaskojnë merakun e madh që kanë për humbjen e supremacisë.

Shqiptarët e lirë e kanë kuptuar se vota kundër tyre më 25 prill është e vetmja mënyrë për nisjen e rënies së palavdishme të kryetarokracisë, si një sistem i deformuar politik në funksion të interesit  personal dhe familjar të 3-4 individëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit