minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sondazhi i fundit: 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën

0
Sondazhi i fundit: 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën

Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën.

Ndërkohë, vetëm 20% janë kundër bashkimit.

Kështu më rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anembanë Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik, që do të publikohet i plotë së shpejti.

Advertisement

Vetëm 1.2% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetojë në lagjen, rrugën, pallatin ku banojnë.

Vetëm 1.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë kolegu i tyre në punë.

Vetëm 2.6% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë shoku i tyre.

Vetëm 6.7% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë mësues i fëmijve/nipërve/mbesave të tyre.

Advertisement

Vetëm 7% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë eprori i tyre në punë.

Vetëm 7.8% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të martohet me një anëtar/e të familjes së tyre.

Vetëm 12% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë zyrtar publik në shtetin amë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit