minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sonila Meço: Rama thotë se neve nuk na ngrihet, por ka ardhur koha ta ndalim

0
Sonila Meço: Rama thotë se neve nuk na ngrihet, por ka ardhur koha ta ndalim

Sonila Meço ka bërë një shkrim, në të cilin thotë se ka ardhur koha që të ndalet Edi Rama.

Shkrimi i Meços

U tha policëve, “pas orarit zyrtar, o burra në fushatë elektorale për të mbledhur vota”. Nuk u ndien shqiptarët, “e mo kush do ta ndalë, aman! I ka të tëra pushtetet!”

U tha të fortëve, “bujrum në lista zgjedhore se kështu maksimalizohet vota!”.

Advertisement

Nuk u ndien shqiptarët, “e mo kush do ta ndalë, aman! S’pyet ai as për Amerikë, as BE. I ka blerë të tërë”.

U tha oligarkëve se e ka me merak vetë përgjysmimin e taksës mbi kapitalin, tatimin mbi dividendin (nga 15 në 8 përqind), që të majmen edhe më shumë.

Nuk u ndien shqiptarët! “e mo kush do ta ndalë, aman! Ky shtet është i kapur nga një grusht, pikë!”

I tha popullit, “të thërrasin të ngrihesh, po ti i shkreti kokulur nuk i përgjigjesh dot”. Nuk u ndien shqiptarët, “e mo kush do ta ndalë, aman! Të mirët ikën e po ikin përditë, kush do protestojë?!”.

Advertisement

U tha ministrave të japin çdo pasuri publike me PPP, të shkojnë kostot e rrugëve si të lara me flori. Nuk u ndien shqiptarët, “e mo kush do ta ndalë, aman!

Mashtruan me dokumente false shtetin e Delaëare në SHBA, për të futur në xhep 30 milionë, po pyesin shumë me vjedh Shqipërinë”.

U tha zyrtarëve, “ma bëni tërmet me vota!”. U ndje Bild gjer në Alemanjë, me lemerí. Nuk u ndien shqiptarët, “e mo kush do ta ndalë aman! Ai shau Trump në kulm të fushatës majë CNN-it dhe s’e gjeti gjë”.

U tha infermierëve e mjekëve se mbetën pa punë po nuk votuan Rilindjen. Nuk u ndien shqiptarët, “e mo kush do ta ndalë, aman! Kështu punësohen njerëzit në shtet, me militantizëm”.

Advertisement

I tha administratës, “dua X vota nga secili, të dokumentuara, përndryshe ta qani vendin e punës”. Nuk u ndien shqiptarët, “e mo kush do ta ndalë, aman! Prap i blen votat ky, po hedh lek të madh!”

U tha institucioneve, “dua të dhënat personale të secilit, e nga një patronazhist puqur!”. Nuk u ndien shqiptarët, “e mo kush do ta ndalë, aman! Ai përgjon edhe veten, jo më ne që s’na ka gjë hiç!”

Tha e tha e tha, për pandeminë, “jepini se ia dilni vetë”; për Teatrin, “shembeni se s’na falin ata që presin të ndërtojnë kulla”; për betonin, “as mos e diskutoni” edhe pse financohet nga para të pista…

Nuk u ndien shqiptarët, “e mo kush do ta ndalë, aman!”

Advertisement

E megjithëse skeptik e indiferent, i dyshimtë e i trembur, e ke dhe një shans të fundit shqiptar, 25 prill.

Ti mund ta ndalësh, sepse nëse arrin të të blejë, fyejë, kërcënojë, shantazhojë e miklojë derë më derë e ti nuk ia jep përgjigjen me votë, faji nuk është më i tiji.

Do jetë ndërgjegja e nën-i i saj që do të të thotë: “E mo varja, atë meriton!”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit