minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sugjerim miqësor analistëve opozitarë

0
Sugjerim miqësor analistëve opozitarë

Nga Altin Ketro

Zgjedhjet e 25 prillit po shihen si luftë për jetë e vdekje nga krerët e opozitës. Po përtej tyre, jo pak betejë po bëjnë edhe analistët pranë opozitës. Sa në debatet televizive të mbrëmjes e sa në portale, nuk po lënë mundësi për të treguar protagonizëm në sytë e Metës, Berishës, Bashës dhe Kryemadhit.

Të tillë do t’i shohim edhe më datë 25 prill kur ta nisin ditën, nga mëngjesi deri në mesnatë, ose nga studiot televizive si komentues të procesit të votimit, ose në portalet online. Bukur shumë.

Por, në çdo palë zgjedhje është vërejtur se analistët kanë një defekt. Ata janë votues, por nuk e njohin procesin e votimit. Përveçse paraqiten tek qendra e tyre dhe hedhin votën në kutinë përkatëse, ata nuk e dinë se si vijon puna aty në bazë, se çfarë tensioni ndodh si pasojë e keqkuptimeve të palëve kundërshtare. Cilët janë shkaqet, aktorët dhe faktorët që i sjellin përplasjet, ata i keqinterpretojnë sipas interesave të tyre, të ndikuar nga ajo çfarë referojnë vetë partitë politike.

Advertisement

Analizat nga karriget komode të studiove luksoze televizive, nuk ta japin mundësinë që të tregohesh objektiv në trajtimin e problematikave që vijnë nga terreni. Shpesh ata bien preh e një gjykimi sipërfaqësor dhe të njëanshëm kur komentojnë aspekte të veçanta të procesit të votimit apo të numërimit të votave.

Ka ardhur koha që kjo kastë analistësh, që kërkon shkakun më të vogël për të akuzuar qeverinë si autore e incidenteve, të përveshë mëngët dhe të marrë përgjegjësinë për t’u bërë vetë komisionerë votimi dhe numërimi të votave.

Do të jetë një kontribut shumë i vlefshëm i tyre për shoqërinë. Kjo përvojë do t’i ndihmojë që duke e prekur me dorë dhe me sy procesin e votimit dhe numërimit atje ku ai ndodh, më datë 26 prill do të jenë më gjakftohtë kur të analizojnë çdo problematikë që do të haset anembanë Shqipërisë.

Është për t’u provuar nëse do e marrin këtë përgjegjësi, gjithsesi sfidën e kanë të hapur. “Besnikërinë” ndaj opozitës nuk duhet ta tregojnë vetëm nga studiot televizive, po edhe aty ku zhvillohet lufta e vërtetë për çdo votë.

Advertisement

Kur ta marrin atë përgjegjësi dhe të tregojnë me prova se kanë qenë vetë korrekt në zbatimin e ligjit zgjedhor, atëherë do të kenë të drejtën morale t’u kërkojnë llogari, jo vetëm pjesës tjetër të komisionerëve, por edhe liderëve të partive kryesore. Në të kundërt, gjykoj se ata duhet të jenë të fundit që duhet të bëjnë zhurmuesin kudo ku do të na shfaqen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit