minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Adriatik Llalla si pasqyra e hipokrizisë opozitare për reformën në drejtësi

0

Nga Alfred Peza

Qëndrimi i opozitës, propogandës dhe i mediave pranë saj, në lidhje me çështjen e Adriatik Llallës, është guri i provës për të dëshmuar përfundimisht e publikisht, raportin e tyre me reformën në drejtësi. Sepse tek raporti i tyre me simbolin më përaqësues të drejtësisë së vjetër, kushdo mund të shohë, sa ata e duan realisht reformën e re të drejtësië.

Adriatik Llalla është pika që ndan të shkuarën nga e nesërmja e drejtësisë shqiptare. Të vjetrën nga e reja. Ai është pika e referimit për ata që e kanë dashur realisht shëmbjen e kolonës së vjetër më të kalbur të shtetit shqiptar, në raport me ata që e duan më të fortë e më të pavarur, kolonën e re që po lartohet me ndihmën e pakursyer të SHBA dhe BE.

Plot një vit e gjysëm më parë më 21 korrik 2019, në shkrimin me titull “Adriatik Lalla si Dosja Nr. 1 e SPAK”, kam shkruar citoj:

Advertisement

“Ish Kryeprokurori mund të bëhet ish zyrtari I parë i lartë shqiptar që do hetohet nga SPAK. Ky hap do të ishte sinjalli më i qartë dhe do i jepej partnerëve perëndimorë, për vullnetin tonë, për ta çuar përpara reformën në drejtësi. Ironia e fatit në këtë rast e do, që ish Nr. 1 i Prokurorisë së Shqipërisë, që u bë pengesa Nr. 1 e kësaj roforme, të shënojë emrin në Dosjen Nr. 1 të hetimit, nga organet e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri”.

E ja ku jemi sot, kur kjo ka ndodhur realisht. Adriatik Lllalla është marë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ish Kryeprokurori është bërë subjekt i Ligjit Antimafia, që do të thotë se do ta ketë ai personalisht barrën për ti dëshmuar me prova drejtësisë së re dhe shqiptarëve, se është i paafajshëm. Ndërsa lista e pafund e pronave të tij, është nën sekuestro deri në përfundimit të gjykimit kur vendimi që do të jepet ndaj tij, do të mari formë të prerë e përfundimtare.

Ajo që po konstatohet pas kësaj edhe nga opinion publik është se si PD, LSI dhe Presidenca si institucione, ashtu edhe Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi si liderët krysorë të opozitës, nuk e kanë përshëndetur këtë hap. Nuk e kanë thënë qoftë edhe një fjalë të mirë për këtë zhvillim të jashtëzakonshëm drejt ngritjes e konsolidimit të drejtësisë së re. E jo më ta duartrokisnin atë, siç do të ishte e udhës të ndodhte.

Kjo qasje është në harmoni e sinkron të plotë, edhe me qëndrimet e propogandës opozitare, mediave pranë saj dhe një pjesë tjetër e buketës së opinionbërjes në Shqipëri. Asnjë fjalë nuk është thënë për këtë hap të jashtëzakonshëm, për ta vënë zyrtarisht nën akuzë për herë të parë në historinë 108 vjeçare të këtij vendi, ish- Nr. 1 të organit të akuzës shqiptare. E ta mendosh, se kultura e pandëshkueshmërisë është edhe njolla më e madhe, që pushteti i drejtësisë mban mbi supe.

Advertisement

Ata që deri dje nuk kanë lënë rast pa kritikuar drejtësinë e re dhe institucionet e brishta të saj, se nuk po çonte në bankon e të akuzarve asnjë nga të quajturit “peshqit e mëdhenj”, sot kur e kanë atë në rrjetë bëjnë sikur nuk po e shohin. Bëjnë sikur kjo gjë as nuk ka ndodhur, e as ekziston. Bëjnë sikur ish Prokurori i Përgjithshëm, për të cilin dje opozita hodhi çizme e dogji Parlamentin, të ishte një qytetar i lirë e i qetë në punën e tij.

Ata që nuk kanë lenë deri edhe një vrasje të rëndomtë pa u marë, e deri ish zyrtarë të dorës së fundi pa ua bërë kronikën, analizën dhe emisionet e pafundme televizive, nuk e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme sot për Adriatik Llallën. Asnjë fjalë për akuzën zyrtare që i është ngritur. Asnjë fjalë për hapin e parë të madh e të vërtetë, të hedhur nga SPAK, deri dje aq shumë i paragjykuar e i kritikuar prej tyre.

Janë të njëjtët që kur dukej se çështja e Llallës po zbehej, gëzonin. Janë të njëjtët që kur çështja e ish Kryeprokurorit dukej se po shkonte drejt dështimit, festonin. Janë të njëjtët që kur pronat e simbolit më të madh të drejtësisë së vjetër e të kalbur liroheshin, hidhnin fishekzjarre. Ndërsa sot, bëjnë jo vetëm sikur nuk e kanë parë atë që ka ndodhur, por edhe më keq akoma, sikur ajo është një gjë aq e rëndomtë, sa nuk ia vlen as që ta përmendësh e jo më ta marësh në konsideratë.

Kaq mjafton për të kuptuar se kush e komandonte dje Adriatik Llallën. Se kush e përdori Prokurorinë e Përgjithëshme, si vazhdim të politikës, me mjete juridike. Se kush nuk e donte reformën në drejtësi. Se kush u mërëzit më shumë nga shkatërrimi i asaj kalbësire që e komanduan për 30 vjet për të mos u ndëshkuar për abuzimet, krimet e korrupsionin e tyre të lartë qeverisës.

Advertisement

Janë ata që e ulën kokën, kur e ngritën dorën, për ta miratuar reformën me 140 vota në Parlament. Janë ata që hedhin lotë krokodili, për ecjen përpara, të institucioneve të reja të drejtësisë. Ndaj Adriatik Llalla është bërë sot, pasqyra e hipokrizisë opozitare dhe guri që u ra në kokë, kur e hodhën kundër triumfit të së resë mbi të vjetrën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit