minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tendera? PPP? Apo koncesione?

0
Tendera? PPP? Apo koncesione?

Nga Lutfi Dervishi

Nisur nga raportimet e fundit që në Shqipëri mund të bësh çdo gjë, kur të duash, sa të duash dhe si të duash, është krijuar përshtypja e gabuar se janë ezauar të gjitha idetë për të bërë tendera.

Lajmet se janë bërë tendera për menytë në stane apo parashikimin e motit nuk duhet të krijojnë idenë e gabuar se në këtë vend janë konsumuar kapacitetet intelektuale për ide novatore që mund t’i shërbejnë jo vetëm taksapaguesve shqiptarë, europianë apo amerikanë, por të gjithë njerëzimit.

Ja një listë modeste që mund të merret në konsideratë:

Advertisement

Ministria Mbrojtjes: Thirrje për tender: Parashikimi i nisjes së konfliktit/luftës Rusi- Ukrainë (procedurë e përshpjetuar)

Ministria Arsimit: Studim; cila gjuhë e huaj duhet të jetë prioritare në programin shkollor të vitit 2056

Ministria Drejtësië: Edukimi i të burgosurve me vlerat ambientaliste!

Ministria e Brendshme; Ndikimi aksidenteve në Indi, në sigurinë rrugore të rajonit Ballkanit.

Advertisement

Ministria Shëndetësisë: Pandemitë që do të tronditin botën në 2060-2090.

Ministria e Jashtme: 1. Reformimi arkitekturës institucionale, legjislative dhe organizative të BE-së. 2. Lufta e Ftohtë, 33 vjet pas: emergjenca për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministria e Kulturës: gjetja e veprave të humbura të Eskilit.

Bashkia Tiranës: Rikualifikimi urban i Hiroshimës dhe Nagasakit.

Advertisement

Akademia e Shkencave: 1. Perandoria Osmane dhe Ballkani Hapur, një qasje krahasuese. 2. Vizioni Skënderbeut për integrimin europian të Shqipërisë.

SPAK: metodat speciale të hetimit për të luftuar dy mafiet më të rrezikshme në glob; jakuzën japoneze dhe triadat kineze.

Drejtoria Emergjencave: strategjitë dhe taktikat e shuarjes së zjarreve në Amazonë.

Posta Shqiptare: Përpilimi letrave dhe kolipostës në Egjiptin e Lashtë.

Advertisement

Sigurimet Shoqërore: Skema e pensioneve në perandorinë Romake dhe shkaqet e kolapsit të saj.

Doganat: Kontrabanda e mallrave në Republikën e Venedikut.

KESH: roli i kandilit në revolucionin e dytë industrial anglez.

Shërbimet rrugore: Sistemi targave në karrocat europiane, shekulli 17-19

Advertisement

Shoqata Dardania: Kontributi Mic Sokolit në falimentimin e fabrikës më të madhe osmane për prodhimin e topave.

Shoqata Labëria: Roli paraendës i Selam Musait në integrimin e Shqipërisë në Traktatin e Varshavës dhe më pas në NATO!

….

Pyetja është: duhet tender me procedurë të përshpejtuar? Partneritet Publik Privat? Ofertë e pakërkuar? Konçesion?

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit