Thirrja e Albin Kurtit për të “shtrënguar rripin” dhe injorimi i inojorantit!

Nga Kimete Berisha

Kryeministri e porositi popullin që t’i injorojnë të gjithë ata që thonë se janë ngritur çmimet e produkteve ushqimore!

Kushdo që thotë se janë ngritur çmimet e ushqimeve këtë të vërtetë e thotë për inat të qeverisë, ka për qëllim që t’i nervozojë popullin dhe të përhap panik.

Pra, shqiptarëve po u bjen ta injorojnë edhe vetveten, sepse edhe vetë po besojnë se janë ngritur çmimet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kanë kaq dije shqiptarët, sa vetë ta zbulojnë se janë ngritur çmimet, pa pasur nevojë të na tregojë askush, i njohin çmimet gjindja…

Por ama mbasi po thotë Kryeministri t’i injoroni ata që ju tregojnë (juve injorantëve) se janë ngritur çmimet, atëherë vendosni vetë, a do t’i besoni vetes a Kryeministrit.

Se nuk mund të ketë dy të vërteta: ose janë ngritur çmimet ose s’janë ngritur.

Albin Kurti mendon se e vërteta u takon vetëm atyre që janë njerëz të mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, opozita është e poshtër, prandaj nuk ka të drejtë ta thotë të vërtetën që janë ngritur çmimet.

Albin Kurti ju fton t’i injoroni çmimet e larta të ushqimeve, të qeshni me ato çmime, dhe me durim e me qetësi t’i paguani çmimet sado të larta të jenë.

Mos i besoni skamjes suaj, por besojini qeverisë, që ju këshillon të bëni gajret!

Se, kqyrim naj pako a diçka bëjjmë ndërkohë, tha Kryeministri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çmimet, sipas tij, janë ngritur, edhe sepse shqiptarët po blejnë rezerva ushqimore.

P.S. He is lying.