minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Tik-taku po troket, Berisha e ca hyzmeqarë, puthadorë e “doracë” përballë treshes Biden-Blinken-Kim”

0
“Tik-taku po troket, Berisha e ca hyzmeqarë, puthadorë e “doracë” përballë treshes Biden-Blinken-Kim”

Nga Denis Dyrnjaja

Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin!

Thelbi i gjithë kësaj fjalie brenda mesazhit të lëshuar nga Ambasada Amerikane është te togfjalëshi “çdo mjet”. Kush nuk lexon, nuk dëgjon dhe nuk kupton ose bën sikur ose është naiv.

Trimëria dhe sfida alla komuniste ndaj komplotistëve dhe imperialistëve amerikanë ngjajnë shumë po shumë idioteske.

Advertisement

“Çjerrja” dhe “demaskimi” i armiqëve është një histori e vjetër por që funksiononte kur populli jetonte në errësirë dhe terr informacioni.

Sot që të gjithë e dinë se ç’bëjnë të gjithë, si e vështirë të besohen dokrrat dhe predikimet e ndershmërisë.

Tik Taku po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm.

Kujdes nëpër letra ka gjithmonë gjurmë papastërtie që kujtojnë atë shprehjen e bishtit të qenit, i cili bisht qeni mbetet.

Advertisement

Imagjinoni që pas kësaj shprehje qëndron treshja Joe Biden (President i SHBA) Antony Blinken (Sekretar i Departamentit të Shtetit) dhe përfaqësuesja e tyre në Shqipëri Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Nga ana tjetër Berisha dhe ca hyzmeqarë, puthadorë, apo “doracë” korruptivë pushteti. Përballje e ekuilibruar duket.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit