minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Turi për të (ri)mbajtur partinë vjen me rrezikun që ta vrasë përfundimisht

0
Turi për të (ri)mbajtur partinë vjen me rrezikun që ta vrasë përfundimisht

Nga Alfred Lela

Diskutimi se Lulzim Bashës i duhet të marrë pushtetin në parti, pastaj atë në qeveri, është i vjetër tashmë. Që në fillimet e tij, ky përfundim, i ngritur mbi hamendësimin se, sido që të shkojë, partia i përket Berishës apo hijes së tij, e ka shoqëruar pasardhësin e Doktorit në PD.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që në vitin 2013. Një prej tyre është fakti se, ai nuk mund të quhet më ‘kryetari i ri i PD’. Ai është nominalisht në krye të kësaj force  prej 8 vitesh; prej 9 vitesh të tjera në politikën aktive, numerologji që e fut edhe ‘të riun’ në radhën e veteranëve politikë.

Tetëvjetëshin në krye të partisë e ka përkufizuar përpjekja për të themeluar një formacion të tij, mbi sizmikën që la pas ikja e Berishës. Kësaj i bashkohej edhe padurimi që demonstronin ndaj tij bejlerbejtë e Vezirit të madh, që e shihnin të riun Basha si aguridhen që po u merrte frytet e pemës që kishin pjekur diejt e tyre.

Advertisement

Këta të dytët i përzuri, me gjasë edhe me bekimin e Berishës. Sepse nuk mund të thuhet se ish-kryetari e ndikon partinë në frymë, pa patur një dorë edhe në rrëzimin apo ngritjen e personazheve. Eksperimenti i të larguarve të pare, në vitin 2017, nuk do ta kishte dëmtuar edhe aq PD, nëse nuk do të ndërthurej me listat eksperimentalo-familjare, dhe me një fushatë mesazh-çoroditur dalë nga pakti i paqartë me kryeministrin.

Logjika që u përdor asohere: Bashës i duhej ta radikalizonte dhe të bënte zgjedhjet e veta, sepse donte të kontrollonte partinë. Të mos harrojmë se edhe një parlament më parë Basha i kish nxjerrë nga Kuvendi dhe futur në çadër deputetët e trashëguar nga ‘regjimi’ i Berishës, duke e çorientuar profilin publik të tyre. Vetëm pas pak muajsh do të vinte edhe ‘nxjerrja për zhelesh’.

E bëri për të mbajtur partinë, u tha sërish.

Dy vjet më vonë u ngrit edhe njëherë për radikalizim, kur mori vendimin për të djegur mandatet parlamenatre duke u hequr pedanën më të lartë publike deputetëve të tij dhe aleatëve. Me një frymë nxori nga pushteti lokal edhe kryebashkiakët, duke i këputur opozitës çdo fije që gjeneronte pushtet, jashtë firmës dhe vulës së vet.

Advertisement

Edhe pse është thënë vazhdimisht se opozita nuk ka asnjë pushtet, në rastin e shefit të saj kjo nuk qëndron. Ai është njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri pas Edi Ramës. Firma e tij është poshtë vendimit për emrat e pothuajse gjysmës së parlamentit aktual. Ai mban ‘peng’, me po atë firmë, rreth dyqind burra e gra, të cilëve u premton kandidaturat për bashkitë e vendit. Edhe pushtetin mediatik nuk e ka të vogël. Vetëm me telefonata ai ka bllokuar javën e fundit daljen në ekranet e tre televizoneve qendrore, njëri kombëtar dhe dy të tjerat të lajmit 24-orësh, të rivalëve të tij në parti.

Kështuqë, sa herë dëgjoni të formuluar prej Bashës, se opozita nuk ka asnjë pushtet, merreni si tallje.

I tillë, duke komplotuar kundër të vetëve, madje kundër vetes, dhe sidomos shpresës së opozicionit në Shqipëri për një opozitë të fortë dhe reale, vjen Lul Basha deri te humbja e radhës, dy javë të shkuara.

Sërish ka kapur armët. Ka zgjedhur rrugën e radikalizmit. Ka folur për një tur nëpër Shqipëri për të dokumentuar vjedhjen e votës. Përdor gjuhë të dyfishtë, duke përmendur parlamentin dhe mundësinë e mos-hyrjes. Pastaj lajmëron pjesëmarrjen. Përdor për këtë skemë, fatkeqësisht, dy njerëz të botës universitare, dy burra që duan dhe dinë të bëjnë politikë ndershmërisht, Mark Markun e Agron Gjekmarkajn. Të cilëve në fillim u shkeli syrin për oburraninë! e protestave, pikërisht se j’ua di nervin e ndershmërisë, dhe pasi i shërbyen si sounding board* të këtij mesazhi kërcënues, u tha: ‘daleni, djema, daleni, se jeni të rinj, nuk i dini të tëra’. Si Ramiz Alia studentëve në vitin 1990.

Advertisement

Në fund, sido që të jetë, sido që të shkojë, është i njëjti Bashë. Artisti pantomimist i rrëfenjave të Ramës. Një Lul Gump i fshatit tonë politik që, e sheh PD dhe jetën si ‘një kuti çokollatash ku ‘you never know what you gonna get’.

Ne të tjerët e dimë. Çka do të nxjerrë, edhe kësaj here, kutia e kurtheve të Lulit është melodia e vjetër. Turi bëhet për të (ri)mbajtur partinë. Kështu do të jetë edhe herën tjetër. Ai mund ta mbajë dhe rimbajë partinë, por jo ta fitojë atë. Sepse, një gjë e pasakrifikuar nuk mund të fitohet. Apo edhe se, fati i free rider** është i fundmë.

Ka edhe një rrezik: në përpjekje për ta mbajtur ta vrasë, përfundimisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit