minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vetëm me Edi Ramën e PS. Nuk mund të jemi lojcakë me historinë

0
Vetëm me Edi Ramën e PS. Nuk mund të jemi lojcakë me historinë

Nga Albert Nikolla

Trokllorja e zgjedhjeve të së djelës ka filluar tiktakun e saj dhe pret secilin prej nesh  të ballafaqohet me një moment historik që urojmë të jetë orëmirë dhe vazhdim i një shprese të konsoliduar tashmë për çdo zelltar ndërtues që do të mirën e përbashkët. Në përmbledhjen e tij “Sette discorsi sull’ebraismo” M. Buber shkruan për një legjendë të vjetër romake: “Përballë portave të Romës ishte ulur një lypës i sëmurë me lebër e po priste dikë. Shkova tek një plak i urtë dhe e pyeta «çfarë po pret lypësi i sëmurë?» dhe plaku më dha një përgjigje që unë e kam kuptuar pas shumë vitesh. Plaku më tha: «Po të pret ty»”! Këto zgjedhje presin përgjegjesinë tonë të plotë e pa asnjë dyzim mbi detyrimin qytetar për të votuar.

Jam krejt i bindur se e vetmja zgjedhje e drejtë në këtë takim me historinë është votimi për Edi Ramën e PS-në. Çdo alternativë, e ligjshme demokratikisht, nuk është e pranueshme historikisht në këtë fazë kaq delikate të historisë sonë moderne. Ne nuk mund të harrojmë valishtën dhe kulturën e dhunës, mishëruar kjo tek Partia Demokratike, që haptazi kërcënon ecjen tonë demokratike.

PD-ja nuk e ka bërë asnjëherë, me vetëdije të plotë, pendesën e detyruar të një partie që ka sjellë pështjellime dramatike në jetën tonë. Jo pa qëllim ajo ka krijuar një mpirje te elektorati i saj tradicional duke iu shmangur pendesës e duke theksuar luftën, tashmë qesharake, kundër komunizmit si çelësi ideologjik i saj. Të luftosh sot komunizmin në Shqipëri është rropatje me mullinjtë e erës.

Advertisement

E tha bukur Edi Rama para tri ditësh: «trashëgimia më dramatike që E. Hoxha u ka lënë shkodranëve është PD-ja, akoma sot e kësaj dite brohorasin kundër fantazmës së Enverit»! Kur një popull nuk e ka më gjallnike ndjenjën e sfidave të së ardhmes, mbetet skllav i fantazmave të së kaluarës. Elektorati i PD-së duhet të kuptojë rëndësinë e posaçme që kanë këto zgjedhje e të bëjë kapërcimin e fortë kulturor e politik duke braktisur një parti që ka lindur dhe ka mbetur sinonim i dhunës në mbamendjen kolektive shqiptare.

Partia Socialiste, mes shumë sfidash e vështirësish, është në mesin e rrugës së një misioni madhor e nuk mund ta ndërpresë shpresën që ka krijuar me rimëkëmbjen pas tërmetit, kapërcimin e pandemisë që tashmë po jep rezultatet e saj, përmbylljen me sukses të reformës në drejtësi që është bash çelësi e premisa gati magjike e ndërtimit të një shteti serioz. Vetëm me këtë frymë e më këtë qasje ndaj sfidave ne denjësisht mund t’i themi vetes europianë.

A ka vend për kritika për qeverisjen socialiste? Sigurisht që po, disa gjera mund të ishin bërë më mirë, por mos të harrojmë edhe kushtet në të cilat qeveria ka punuar: ka mbi dy vjet që është braktisur Kuvendi dhe janë sulmuar për disa muaj me radhë institucionet kryesore të shtetit. Ndaj, kur bëhet gjykimi për të votuar, nuk duhet të ndalemi vetëm tek një detaj i caktuar i qeverisjes apo vetem te gjërat që mund të ishin bërë më mirë, por duhet një gjykim i plotë i gjithë detajeve të punës së bërë dhe gjykimi i përplotësuar na dëshmon se PS-ja është zgjedhja më e mirë, është përmbushja e detyrës historike për ta votuar.

Këto zgjedhje e vënë në sprovë ndërgjegjen tonë pasi sensi i shtetit dhe i së mirës së përbashkët kalon nëpërmjet secilit prej nesh me një përgjegjësi të shkallëzuar, sipas detyrës që ushtrojmë. Sigurisht, kush mbulon detyra shtetërore ka përgjegjësi më të madhe, por pa përgjegjësi nuk është askush, as fshesaxhiu dhe as ai që kërkon lëmoshë gjithë ditën.

Advertisement

Por përgjegjësisë personale, sado të vogël në dukje, nuk mund t’i shmangemi dhe, për më tepër, as gjykimit të historisë për secilin prej nesh.

Një politikë serioze dhe një impenjim autentik për të mirën e përbashkët kërkon prej nesh reflektim serioz para kutisë së votimit dhe mbrojtjen e rrugës së drejtë drejt ndërtimit të shtetit. Nuk mund t’u besojmë shtetin atyre që e urrejnë atë, nuk mund t’u besojmë shtetin atyre që e shkatërruan atë në 97-n, nuk mund t’u besojmë shtetin atyre që nuk e kanë idenë se çfarë është e mira e përbashkët, nuk mund t’u besojmë shtetin atyre që mbjellin urrejtje, nuk mund t’u besojmë shtetin atyre që gjatë gjithë kësaj fushate bëjnë thirrje për dhunë.

Faqja e parë e programtit të PS-së në fitoren e 2013-s është hapur me trinomin: “liri – përgjegjësi – solidaritet”. Bash zemra e trinomit është “përgjegjësia” dhe është ajo që sot na kërkohet më shumë se kurrë. Nuk mund të jemi të lirë pa ushtruar përgjegjësinë dhe nuk mund të gjejmë askund solidaritetin që dallon qartësisht qeverisjen socialiste nëse kësaj përjegjësie nuk i dëshmojmë pasionin e impenjimin e duhur për të votuar e për të zgjedhur saktë në fletë. Liria, për vetë natyrën e saj, është e shoqëruar me mundësinë për të gabuar dhe bash aty qëndron përgjegjësia e takimit me historinë. Jo më kot në fillim shkrova: nuk mund të jemi lojcakë me historinë sepse ajo është e pamëshirshme në gjykimin e saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit