minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

VV ka formën e sharrës

0
VV ka formën e sharrës

Nga Frrok Çupi

Njeriu numër Një i Vetëvendosjes së Kosovës, sa hyri mbrëmë në studion televizive, u shtang. “Nuk e kishim lënë muhabetin që të isha në studio me dikë tjetër!’, iu shkarkua drejtueses së emisionit.

-E di, e di!,- tha vajza në pafajësi.- Frroku po largohet tani!

Sigurisht, drejtuesja as që mund ta kuptonte tensionin që tentonte njeriu i VV. Pas kësaj njeriu i VV nisi të lëshojë bubullima me akuza që as mateshin, as prekeshin, as kuptoheshin.. Akuzat ishin këto: ‘kam një video që na kanë vjedhur vota në Tepelenë!’.

Advertisement

I lashë të dy në studio. Në korridoret e ngushta të televizionit u shkëmbeva me një ose dy djem që kërkonin ‘ku është toileti!’. E mora vesh se ishin bodyguardët e numrit Një të VV. Dukej sikur kishte ‘luftë’.

Ngado shkojnë këta tipa të VV, lëshojnë ‘gaca’. Në Kosovë e dinë mirë çfarë është fjala ‘gacë’, një copë e ndezur nga druri i oxhakut. Vetë partia ‘amë’ VV që rri në Kosovë, gjatë tërë kohës së vet ka lëshuar ‘flakë’ në parlament, mbi republikën, mbi flamurin, mbi aleatët, etj. Kësaj here VV e Kurtit vendosi të sjellë njerëzit e vet si ‘sharrë’ politike edhe në Shqipëri. Këta janë po aq të sertë, konfliktualë dhe përçarës sa vetë VV e Kosovës.

Me formën e sharrës më shfaqet pa pushim ‘VV’, qartazi nga dy dhëmbëzat që formojnë dy shkronjave ‘V’ dhe ‘V’; por jo vetëm kaq. Në thelbin e saj, Lëvizja VV në Shqipëri ka vetëm këtë mision: Të presë a të kapë një pjesë diku dhe të shfaqet si ‘e martirizuar’ nga të vetët që janë shqiptarët.

Në Tepelenë, ku paska qenë një kandidat i VV, vetë ky na u shfaq me një inat të helmët kundër procesit zgjedhor dhe deklaroi se ‘më kanë vjedhur’. As vetë Maliqi i LSI, që është një parti plot helm në vendin tonë, nuk arriti ta shpikë vjedhjen kësaj here, ndërsa VV e gjeti një hapësirë ku ta fusë ‘sharrën’. Pas kësaj, shoë i ‘vjedhjes’ erdhi deri në televizionet e Tiranës… Por e rëndësishme është se akuza dhe ‘prova’ nuk bindte asnjeri.

Advertisement

A e ka qëllimin VV në Shqipëri që të ‘bindë’ ndokënd?

As në Kosovë, partia amë VV, nuk e ka pasur këtë qëllim; bindjen e të qeverisurve VV e Kurtit e ka parë si një imponim nga forca dhe parulla utopike, bindjen e ka kuptuar si një presion me tym dhe bomba në parlament, me premtime boshe, me fjalor revolucionar, por pa efekt qeverisjeje. VV sot mban qeverisjen në Kosovë për herë të dytë, por nuk ka qeverisur akoma asnjë ditë, pandemia e koronavirusit është rrugëve, vaksinimi është përtokë  dhe vdekjet të shtuara. Edhe vaksinat që i dhuroi qeveria e Shqipërisë, nuk i pranoi.

Po pse vjen VV në Shqipëri?

Askush nuk ka shpjeguar akoma se si një parti politike e themeluar jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë mund të vijë të garojë në zgjedhjet politike të vendit. Kushtetuta e ndalon. Por edhe ky fakt ka efektin e ‘sharrës’. Publiku në vendin tonë është i ndarë mes atyre që thonë ‘po lëri ore, se vëllezërit tanë janë’ (gjë që nuk ka asnjë lidhje me shtetin dhe shtetformimin); dhe në anën tjetër janë politikanët sivëllezër në opozitë që do të bënin namin nëse ligji do të guxonte të respektonte të drejtën e Republikës.

Advertisement

A u këput këmba e urës që lidh misionin e ‘sharrës’ VV në Shqipëri?

Humbja përsëri e ekipit luftënxitës (Meta- Berisha, etj.) në zgjedhjet politike të 25 prillit, ka një kuptim disfate për VV e Kurtit në Kosovë. Ata e kanë shtrirë dorën të gjatë në të drejtën politike të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke prekur deri në zgjedhje ku nuk mund të hynin.

Ky ‘kapitull’ duhet të jetë mbyllur këtu. Në Kosovë, gazetarë, politikanë e mendimtarë, po e venë VV-në në një sfond përçarës për kombin shqiptar. ‘Ndërsa nuk qeveris Kosovën ku është votuar, pse VV shtrin duart në Shqipëri!!’, këshillojnë ata. Por a do të mbyllet ‘kapitulli’ me kaq, apo VV do të krijojë tensione si partia simotër shqiptare në Shqipëri? A nuk mjafton vrasja e mjekut në Elbasan?

A mund të votojë kryeministri i një republike në Republikën e një vendi tjetër? Kjo po ndodh për herë të parë me ‘babain’ e VV, Kurti. Ai mori rrugën nga Prishtina në Tiranë e Durrës, bëri propagandë përçarëse në vend, mbështeti të humburit dhe strukturat paraushtarake ‘të mbrojtjes së votës’,  dhe iu drejtua kutisë së votimit. Tani do të kthehet në Kosovë ku e presin punët e pabëra, ‘kapicë’.

Advertisement

Pas kësaj Kosovën e pret një argument gjeopolitik kundër saj në tryezat e Perëndimit: Me siguri Serbia, pas votës së Kurtit, do të ketë në dorë argumentin e ‘krijimit të Shqipërisë së Madhe’. A voton kryeministri i Kosovës në Tiranë? Po. Nesër presidenti i Shqipërisë voton në Prishtinë. ‘Jetojmë në Ramallah, por votojmë në Jerusalem’… Kjo i mjafton argumentit pro-serb të Kurtit. Kjo është një dhuratë e qeverisë së Kosovës për palën tjetër në bisedimet Serbi- Kosovë, kurdo që të ndodhin.

Ndërsa në Shqipëri Kurti sjell si dhuratë misionin e ‘sharrës’: O përçarje, ose edhe një erë baroti duke u endur nëpër televizione me bodyguardë pas vetes…, si në Palestinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit