minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zgjedhjet në Bullgari: Mandati i katërt i Borisovit dhe humbja e “Ilir Metës bullgar”

0
Zgjedhjet në Bullgari: Mandati i katërt i Borisovit dhe humbja e “Ilir Metës bullgar”

Presidenti bullgar, Rumen Radev

Nga Ylli Pata

Në Bullgari sapo përfunduan zgjedhjet parlamentare, konteksti i të cilave në vija të trasha ka një ngjashmëri me atë shqiptar.

Në këtë vend të Bashkimit Europian ka fituar për të katërtin mandat, kryeministri Bojko Borisov, i cili ka drejton një grup politik të qendrës së djathtë dhe konsiderohet si përkrahës i fortë i Perëndimit në vend dhe ka pësuar një humbje të thellë presidenti i vendit, Rumen Radev, i cili nga ana tjetër konsiderohet si filorus.

Advertisement

Partia Socialiste bullgare e presidentit, edhe pse ka shefin e PSE-së, Stanishev, u rendit i treti në vend, kur asnjëherë nuk ka dalë në nivelin e vendit të dytë.

Prej një viti, presidenti i vendit nisi një aksion përplasje me kryeministrin Borisov, duke provokuar protesta “popullore” kundër qeverisë, ku u përdor thuajse e njëjta gjuhë që përdor Ilir Meta këtu ndaj Edi Ramës.

“Të rrëzojmë qeverinë mafioze dhe mafiozët ndërkombëtarë”, deklaronte presidenti Radev në intervistat dhe mitingjet me “qytetarë të zemëruar nga qeveria”.

Po njëjtë si Ilir Meta, Radev sulmonte prokurorin e Shtetit, duke e cilësuar si të lidhur me mafien ndërkombëtare, për të penguar punën e drejtësisë.

Advertisement

Pikërisht kjo strategji e ky sulm, bëri që partia e presidentit jo vetëm të humbasë, por të dalë e treta.

Parti e dytë doli koalicioni “Ka një popull të tillë”, një parti e re antisistem, që udhëhiqet nga një nga gazetarët më të njohur të Bullgarisë.

Bojko Borisov mori kështu fitoren e katërt rresht, pasi ka qenë kryetar i bashkisë së Sofjes, ku vinte nga angazhime në drejtimin e sportit vendas.

Borisov ka rripin e zi në karate, e ka qenë kampion në artet marciale.

Advertisement

Ai ka pasur karrierë edhe si truprojë, ku ka shërbyer si me liderin e fundit komunist të vendit, Teodor Zhivkov, e më pas edhe me trashëgimtarin mbretëror bullgar që u zgjodh kryeministër, Simeoni II.

Borisov, në vend ka qenë një mbështetës i qartë dhe i vendosur i NATO-s, aleancës me SHBA dhe Bashkimit Europian dhe ka pasur relacion jo të mirë me Moskën.

Në gjeopolitikën e Ballkanit, Borisov ka marrëdhënie të mira me kryeministrin shqiptar Edi Rama, si dhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

TemA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit