11 viktima për vonesën e qirasë/ Detaje tronditëse nga masakra në Mal të Zi

Detaje të reja janë zbuluar nga masakra në Cetinjë të Malit të Malit. Mediat raportojnë se autori 34-vjeçar, Vuk Boriloviç dyshohet se u konfliktua pas vonesës së pagesës nga qiramarrësit.

 

Ai ka hyrë në banesat e dhëna me qira dhe ka filluar të qëllojë duke u marrë jetën fillimisht dy fëmijëve, njëri 8 dhe tjetri 11 vjeç si dhe plagosi nënën e tyre, Natasha Martinoviç. Më pas sipas dëshmitarëve autori ka telefonuar bashkëshortin e saj, Millosh Martinoviç dhe i ka thënë se kishte vrarë familjen e tij.

34-vjeçari më pas ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij duke vrarë dy të moshuar dhe djalin e tyre teksa nipi ka mbetur i plagosur. Boriloviç ka qëlluar ndaj fqinjëve të tjerë dhe dajës së tyre si dhe ndaj dy motrave, fqinje të tij të cilat kanë mbetur të vdekura në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pas 80 minutash forcat e rendit e kanë plagosur autorin teksa ai ka refuzuar të dorëzohet duke hapur zjarr ndaj tyre ku ka mbetur i plagosur edhe një polic. 34-vjeçari është ekzekutuar nga një bashkëqytetar i tij i quajtur Nen Kalugjeroviç.

 

Tashmë policia është në negociata me Kalugjeroviç për dorëzimin e tij i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga Sulmi në Cetinjë humbën jetën 11 persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe 6 persona të tjerë u plagosën. Kjo është masakra më e rëndë që njeh Mali i Zi.