minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Detaje tronditëse/ “Drejtori i Teatrit abuzoi seksualisht me aktorët e mitur”

0

Dalin detaje të reja tronditëse mbi arrestimin e ish drejtorit të Teatrit Kombëtar të Greqisë, Dimitris Lignadis, për përdhunim dhe ngacmim seksual në skenë, raporton Vizion Plus.

Zyra e prokurorisë në Athinë beri te ditur se dëshmitarët dhe viktimat, kanë shprehur gatishmërinë për të folur para autoriteteve gjyqësore këtë të mërkurë.

Advertisement

Avokati i një prej viktimave, tha për mediat se Lignadis i mashtronte të miturit duke iu premtuar një karrierë të shndritshme në skenën e teatrit.

 

“Motivi i veprimit të tij kishte tipare të përbashkëta: Ishte magjepsja e teatrit, publiciteti që ai kishte, premtimet që do të bësh një karrierë të shkëlqyer. Ai   shprehte  dashurinë e tij, admirimin për personat e moshës 14-15 vjeç. Fëmijët kishin humbur aftësinë për të dalluar, nëse ishte e drejtë dhe e pranueshme të kishin një nivel të caktuar marrëdhënieje me personin që ishte shumë më i madh. Kam dëgjuar raste të fëmijëve që donin të bënin vetëvrasje.”

Advertisement

Arrestimi i ish drejtuesit të teatrit erdhi pas dy denoncimesh, të raportuara gjate viteve 2010 dhe 2015, kur personat e abuzuar ishin përkatësisht 14 dhe 17 vjeç.

Sipas prokurorisë greke të dy pretendimet janë konfirmuar nga dëshmitarët, të cilët kanë dhënë edhe detaje se si Lignadis iu afrua viktimave dhe fitoi besimin e tyre.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university