minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

25 vjet nga masakra e Reçakut, Osmani: Shqiptarët u vranë nga regjimi i Millosheviçit. Kurti: Walker, më i urryeri në Serbi

0
25 vjet nga masakra e Reçakut, Osmani: Shqiptarët u vranë nga regjimi i Millosheviçit. Kurti: Walker, më i urryeri në Serbi

Përkujotohet sot në Kosovë 25-vjetori i masakrës së Reçakut, ku në 15 janar 1999 forcat serbe vranë mbi 45 civilë. Të pranishëm në homazhet e zhvilluara në Reçak kanë qenë krerët më të lartë të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani tha se shqiptarët u masakruan nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, teksa ka bërë sërish thirrje për drejtësi ndaj viktimave dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviçit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviçit”, tha Osmani.

Po ashtu edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca teksa nderoi viktimat tha se Masakra e Reçakut është ndër aktet më mizore të regjimit serb.

Advertisement

Ky ishte njëri ndër aktet më mizore të regjimit së Serbisë, e po ashtu për botën demokratike shënoi edhe vijën e kuqe për Serbinë okupatore që i solli edhe bombardimet e NATO-s pastaj. Gjë që i hapi rrugë edhe çlirimit të plotë të Kosovës. Pas Reçakut, bota demokratike e kuptoi se gjuha të cilën e njeh Serbia është gjuha e forcës, sepse nuk do të ndalej lufta dhe masakrat që po i kryente gjithandej Kosovës”, tha Konjufca.

Ndërkohë që kryeministri Albin Kurti ka falënderuar ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Ëilliam Ëalker, i cili i tregoi botës se çfarë kishte ndodhur në këtë vend.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Ëilliam Ëalker, e pati cilësuar asokohe Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Masakra e Reçakut këtu e 25 vjet më parë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë e tronditi si opinionin publik ndërkombëtar, gjithashtu edhe diplomacinë botërore dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur ndodhi masakra e Reçakut, ambasadori William Walker si udhëheqës i misionit të OSBE-së në Kosovë erdhi këtu te fshatarët dhe e foli të vërtetën, tha kjo është masakër dhe krim kundër njerëzimit. E dimë që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovinistëve andaj edhe sot e kësaj dite ambasadori Ëilliam Ëalker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar edhe më i urryer në Serbi, ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar me ç’rast ish-ministri i informatave të asaj kohe sot është president i Serbisë”, tha Kurti.

Advertisement

Masakra e Reçakut u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. 

Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara. Ai deklaroi:”Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.”

Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit