minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

27-vjeçarja shqiptare vdiq nga tërmeti; krerët e Bosnjës ngushëllojnë familjen

0
27-vjeçarja shqiptare vdiq nga tërmeti; krerët e Bosnjës ngushëllojnë familjen

Kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, ka folur pas tërmetit që goditi pjesën më të madhe të këtij vendi dhe i shprehu ngushëllimet familjes së shqiptares Elmira Sefos që jetonte në Stolac, e cila vdiq nga plagët e marra.

 

Xhaferovic theksoi se lajmin për vdekjen e Sefos në tërmetin që goditi Stolacin e ka marrë me pikëllim të madh.

 

Advertisement

“Është një tragjedi e madhe që kësaj jete të re iu dha fund para kohe. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të vajzës së ndjerë. Kërkoj nga Krijuesi që t’ua lehtësojë dhimbjen dhe t’u japë durim në këto momente jashtëzakonisht të vështira”, tha Xhaferovic.

 

Kujtojmë, tërmeti që goditi Hercegovinën ishte 5.6 ballë të shkallës Rihter. Më e keqja ka qenë në Stolac, ku një gur ka rënë mbi një shtëpi dhe ka plagosur rëndë Elmira Sefo (27), e cila ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

 

Advertisement

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Elmira jetonte me prindërit e saj në shtëpinë e familjes në vendbanimin Kukavac, teksa babai dhe nena e saj mbetën të plagosur lehtë.

 

Ambulanca e transportoi Elmirin në spitalin e Mostarit, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por pa sukses. Lëndimet që ajo mori ishin fatale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit