Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në tempi të greqisë, ku dy trena u përplasën me njëri tjetrin.

 

Të paktën 47 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së fortë dhe zjarrit që u shkaktua teksa trupat e shpëtimit po vazhdojënë kërkimet për 19  pasagjerë të tjerë që janë raportuar si të zhdukur, mes tyre dhe 4 shqiptar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për shkak  të zjarrit masv që u shkaktua, autoritetet po hasin vështirësi për identifikimin e viktimave, që besohet të jenë të grupmoshës nga 20 deri në 30 vjeç.

 

Sipas informacioneve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës ndodhen 37 trupa dhe 17 çanta me trupa të copëtuar të pasagjerëve, për të cilët po ndiqet procesi i identifikimit.53 persona kanë dhënë mostra të ADN-së, për analiza qe do të zgjasin disa ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në spital aktualisht po marrin trajtim 66 pasagjerë, 6 prej tyre vazhdojnë të jenë nën kujdes intensiv.

 

Ngjarja  tragjike ndodhi në Tempi pranë qytetit të Larisës teksa treni i pasagjerëve po dilte nga një nënkalim në autostradë.Treni po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut dhe në të ishin shumë studentë që po ktheheshin pas pushimeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet kanë arrestuar shefin e  stacionit si përgjegjës kryesor. 59-vjeçari, sipas mediave fqinje  ka pranuar gabimin me pasoja fatale.

 

Ndersa Një ditë më parë Ministri i  Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis dha dorëheqjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";