
Italia vazhdon luftën me flakët prej ditësh tashmë.
Numri i viktimave nga zjarret ka shkuar në pesë. Sipas mediave fqinje, pas dy vdekjeve në Kalabri disa ditë më parë, ka dy viktima të tjera në Reggino, 76 vjeç dhe 79 vjeç.
Advertisement
Viktima e pestë është regjistruar në zonën e Katanias, ku një fermer u shtyp nga një traktor ndërsa përpiqej të shuante një zjarr.
Nga 1 korriku deri më sot ka pasur mbi 4.500 ndërhyrje në rajon vetëm për zjarret në pyje dhe bimësi, të cilat në shumë raste kanë arritur në shtëpi dhe struktura të të gjitha llojeve.
Advertisement