Një aksident tragjik është regjistruar në Itali.
Shoferi shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë gruaja e tij ka ndërruar jetë. Në makinë ndodhej edhe foshnja e tyre disa muajshe dhe motra e shoferit, që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Shoferi ishte partneri i viktimës 24-vjeçare dhe babai i fëmijës. Sipas mediave italiane, shqiptari ka rezultuar nën efektin alkoolit dhe të drogës pas disa testimeve.
I riu u arrestua nga Policia italiane nën akuzen “vrasje me automjet” dhe për momentin ndodhet në arrest shtëpie. E reja që humbi jetën në një aksident automobilistik ishte nëna e tre fëmijëve të vegjël.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Në momentin e aksidentit në makinë ndodhej vetëm fëmija më i vogël, vetëm gjashtë muajsh. /vizionplus.tv