minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA) - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

0
Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në një autostradë  në Rumaninë Perëndimore.

Shtatë tifozë të PAOK-ut, të moshës 28-30 vjeç, që udhëtonin për në Francë kanë humbur jetën pas përplasjes së furgonit me të cilin ata udhëtonin me një kamion.

Siç duket në video, furgoni me të cilin udhëtonin u përplas ballë për ballë me një kamion pas një manovre të rrezikshme parakalimi.

Ambasada greke në Bukuresht konfirmoi numrin e viktimave dhe dërgoi një ekip në vendngjarje.

Advertisement

 

Tre persona gjithashtu kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave greke, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur ngushëllimet të afërmve te viktimave.

“U trondita thellësisht kur mësova për aksidentin tragjik në Rumani që mori jetën e 7 bashkatdhetarëve tanë të rinj. Qeveria greke dhe Ambasada jonë janë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me autoritetet lokale, duke ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme. Në këto kohë të vështira, së bashku me të gjithë grekët, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të afërmit e viktimave dhe familjen PAOK. Me dëshirën e përbashkët që të plagosurit të shërohen shpejt. Mendimet tona janë me ta”, shkruan ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit