minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Aktakuzë kundër Bislimit dhe tre deputetëve për përleshjet në Kuvendin e Kosovës

0
Aktakuzë kundër Bislimit dhe tre deputetëve për përleshjet në Kuvendin e Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe tre deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me përleshjen fizike të 13 korrikut në një seancë plenare në sallën e Kuvendit të Kosovës.

 

Bislimi dhe deputetët Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa dyshohen për kryeje të veprave penale “sulm”, ndërsa Beqa akuzohet edhe për “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

 

Advertisement

Ndaras, për këtë çështje penale, Prokuroria ka thënë se ekziston dyshim i bazuar që deputeti tjetër, Bekim Haxhiu e ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

 

Më 13 korrik, në sallën e Kuvendit përleshjet janë zhvilluar mes anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përleshjes i ka paraprirë një javë me akuza të ashpra rreth një audio-incizimi, në të cilin Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është dëgjuar duke pohuar se ka komunikuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.

Advertisement

 

Partitë opozitare patën reaguar ashpër ndaj Qeverisë, pas publikimit të audio-incizimit.

 

Në fund të shtatorit, Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Advertisement

 

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri Afrim Bunajku.

 

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë më pas edhe me tre sulmues.

Advertisement

 

Kosova ka bërë thirrje disa herë që Radoiçiq të ekstradohet nga Serbia./REL/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit