minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Albin Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës: I plotësuam kriteret, kjo gjë i jep mbrojtje qytetarëve

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e jashtme Donika Gërvalla morën pjesë në takimin e parë me grupin kordinues  për anëtarësimin e  Kosovës në Këshillin e Evropës.

 

Në fjalën e tij shefi i ekzekutivit  u shpreh se shteti i ka plotësuar kërkesat ligjore dhe standartet demokratike për të qënë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare.

 

Advertisement

ALBIN KURTI

 

“Republika e Kosovës e ndërtuar mbi vlerat e Këshillit të Evropës dhe me Kushtetutë e cila përfshinë instrumentet më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe të drejtave të komuniteteve pakicë natyrshëm e vendin në këtë organizatë. Anëtarësimi në KiE mundëson qasjen në Gjykatën Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmat tjerë të KiE. Kjo forcon edhe më shumë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tonë pa dallim etnie.

 

Advertisement

Ministrja e jashtme Donika Gërvalla kërkoi angazhimin e të gjitha institucioneve  në mënyrë që anëtarësimi të ndodhe sa më shpejt.

 

DONIKA GERVALLA

 

Advertisement

 “Tani që ka kaluar faza e parë gjithçka do të varet nga bashkërendimi i mirë i këtij grupi prandaj uroj që institucionet që i përfaqësoni të luftoni në emër të Kosovës që proceset të cilat varen nga institucionet tuaja të ecin sa më shpejt, sepse nga bashkërendimi juaj do të varet edhe ritmi me të cilin ne do të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës sa më shpejt. Si vendi më demokratik në rajon si një vend që është shembull në përfaqësimin e vlerave të cilat janë baza mbi të cilën është krijuar KiE mendojmë se Kosova dje do të duhej të anëtarësuar në Këshillin e Evropës madje shumë vite më parë. Prandaj, çdo ditë që e humbasim për shkak të një bashkërendimi jo të mirë është një ditë e humbur që nuk do të duhet të ndodhte

 

Prej 12 majit të vitit të kaluar Kosova  ka aplikuar për antarësim në Këshillin e Evropës,ndërsa në prill të po këtij viti  Komiteti i Ministrave vendosi në favor  të përmbylljes së etapës së parë duke ia kaluar kërkesën për antarësim Asamblesë Parlamentare.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit