Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë takuar për herë të parë në Bruksel.

Fillimisht dy liderët u takuan veçmas me përfaqësuesin e lartë të BE Josep Borell dhe me të dërguarin e posaçëm, Miroslav Lajçak,  e më pas janë ulur në tryezën e bisedimeve. Para takimit zyrtar, zyrtari i lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha se edhe pse procesi është i vështirë, angazhimi i të dyja palëve është i domosdoshëm.

 

JOSEP BORRELL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PËRFAQËSUESI I LARTË I BE-së PËR POLITIKËN E JASHTME 

“Është një rast në BE për diskutimet në Ballkanin Perëndimor dhe është me rëndësi për rajonin që ta shfrytëzojë këtë rast. Dhe ky është rast për tërë rajonin e jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, sepse këto raporte janë të rëndësishme për tërë rajonin. Për stabilitetin afatgjatë, përparimin ekonomik. Përpjekjet tjera pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë të rrezikuara”

 

Borrel theksoi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë  për anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Europian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Dialogu është rruga drejt të ardhmes evropiane. Në të njëjtën kohë, ka sjellë rezultate të rëndësishme për popujt. Ne jemi të interesuar të shohim progres të shpejtë e të lëmë të kaluarën prapa, të arrijmë marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe të bëjmë të ardhmen evropiane një realitet”

 

Shefi i diplomacisë europiane e vuri theksin tek fakti se dialogu po zhvillohet në një kohë kur presidenti amerikan, Joe Biden viziton Brukselin

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";