minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Caktohet data/ Ja kur do të takohet Kurti me Vuçiç

0
Caktohet data/ Ja kur do të takohet Kurti me Vuçiç

Në 15 qershor do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

 

Data u konfirmua nga zëdhënësi për Politikë të Jashtme i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për mediat.

 

Advertisement

Takimi do të ndërmjetësohet nga kryediplomati Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, e ku pritet të diskutohet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila është nënshkruar në vitin 2013.

 

“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij presin nga të dyja palët një përkushim të vazhduar për t’u angazhuar në këtë dialog dhe për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet. Kjo nënkupton që gjithçka për të cilën është arritur pajtim duhet të zbatohet. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj presin që institucionet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe ta kapin mundësinë për ta dërguar këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”, tha zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit