minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ambasadori i ri amerikan: E ardhmja e Kosovës, në dorë të liderëve politik

0
Ambasadori i ri amerikan: E ardhmja e Kosovës, në dorë të liderëve politik

Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se në Kosovë si në çdo shtet tjerët ka ende punë të papërfunduara, por shtoi se e ardhmja e vendit është në duart e liderëve në Kosovë.

 

“SHBA-ja është partnere e qëndrueshme e Kosovës”, tha ai duke shtuar se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen në shumë fusha.

“Do të punojmë me ju, me Qeverinë tuaj, popullin, shoqërinë civile për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta, ashtu siç presidentja Osmani bëri zotime në Samitin për Demokracinë dhe përfshijnë mbështetjen e mëtejmë të avancimit të zhvillimit të institucioneve të pavarura, gjyqësorit, sundimit të ligjit, luftimi i korrupsionit”, tha ai.

Advertisement

 

Hovenier tha se SHBA-ja përkrah përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për integrimin në institucioneve evropiane, duke shtuar se do të mbështesin Kosovën “që të luajë rolin e saj të drejtë në rajon, në kontekstin paqësor dhe për të mirën e të gjithëve”.

 

Të hënën, më 10 janar, Hovenier dorëzoi letrat kredenciale te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai tha se shërbimi në Kosovë është “nder i jetës së tij”.

Advertisement

Hovenier, gjatë konferencës së përbashkët për media me Osmanin tha se Kosova ka arritur që të vendoset në skenën globale si një shtet i suksesshëm demokratik dhe multietinik.

 

Ndërkaq, Osmani tha se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë vlera të përbashkëta demokratike.

 

Advertisement

“Vendi ynë, Kosova, i beson dhe i përfaqëson vlerat që i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara. Dy popujt tanë besojnë në liritë demokratike dhe ne jemi të vendosur t’i mbrojmë ato gjithmonë, meqë i kemi fituar me shumë mund e sakrificë”, tha Osmani.

 

Hovenier pason Philip Kosnettin në postin e ambasadorit në Kosovë.

 

Advertisement

Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Mandati i ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë është tre vjet./Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit