minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Anulimi i takimit në Gjakovë/ Kryeziu: Vendim i njëanshëm, qytetarët humbën nga mosnënshkrimi i marrëveshjeve - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Anulimi i takimit në Gjakovë/ Kryeziu: Vendim i njëanshëm, qytetarët humbën nga mosnënshkrimi i marrëveshjeve

0
Anulimi i takimit në Gjakovë/ Kryeziu: Vendim i njëanshëm, qytetarët humbën nga mosnënshkrimi i marrëveshjeve

Në një pronocim për Vizion Plus, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu shprehet se janë qytetarët e dy vendeve që humbasin më së shumti nga anulimi i njëanshëm i takimit që do të mbahej nesër në Gjakovë mes qeverisë Kurti dhe Rama.

 

Kryeziu thekson se takimet bilaterale, me fokus problemet e brendshme të Kosovës, mund të zhvilloheshin dhe në një ditë tjetër.

 

Advertisement

Kjo sipas Kryeziut shënon dhe herën e parë të anulimit të një takimi ndërqeveritar në mënyrë të njëanshme, ndërsa shton se për mbledhjen e së nesërmes ministrat ishin përgatitur për marrëveshjet që do të firmoseshin.

 

 Reagimi i plotë:

 

Advertisement

Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë.

 

Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato.

 

Advertisement

Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit