minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vepra terroriste

0
Arrestohen pesë persona të dyshuar për vepra terroriste

Autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar pesë persona, që dyshohet se kanë kryer vepra terroriste.

 

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 15 maj është kryer një aksion në gjashtë lokacione në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, ku janë arrestuar pesë të dyshuarit.

Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale: “Shtytje në kryerjen e veprës terroriste” dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Advertisement

Autoritetet identifikuan të arrestuarit përmes inicialeve të tyre: L.B., B.V., E.B., A.H. dhe A.S. Megjithatë, autoritetet por nuk dhanë detaje se kur kanë kryer veprat e lartcekura.

 

Gjatë operacionit, sipas Policisë, janë sekuestruar prova dhe dëshmi që kanë të bëjnë me rastin përfshirë tri revole, një armë automatike e llojit AK-47, një armë rekreative pneumatike si dhe pajisje elektronike.

 

Advertisement

Të arrestuarit janë dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

 

Policia tha po ashtu se të arrestuarit edhe më herët kishin qenë të përfshirë në vepra të tjera penale të kryera në rajonin e Pejës./REL/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit