minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Arrestohet Drejtoresha e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi

0
Arrestohet Drejtoresha e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi

Drejtoresha e Agjencisë malazeze për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), Jelena Peroviq, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Kanë qenë efektivë të Policisë Speciale që e kanë nxjerrë atë nga godina e ASK-së.

Avokati Nikolla Martinoviq, i cili po merr pjesë në bastisjen në ambientet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, së bashku me drejtoreshën e ASK-së, Jelena Peroviq, i tha Pobjedës se gjatë bastisjes, PSP-ja është në kërkim të dokumenteve që tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Shtetit, të cilat i referohen urdhrave të udhëtimit të kreut të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe përdorimin e veturave zyrtare.

Oficerët e PSP-së kanë hyrë në godinën e ASK-së me urdhër bastisje mëngjesin e sotëm.

Advertisement

ZPS-ja ka bllokuar godinën dhe po bëhet kërkimi.

Prokurori dhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit tha se gjatë bastisjes së objekteve të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit nuk është privuar nga liria askush.

“Në këtë moment nuk i hiqet liria askujt. Kërkimet janë duke u zhvilluar” – ka thënë Radonjiq për Pobjeda.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit