minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Atentat ndaj zyrtarit të partisë “Lista Serbe” në Kosovë

0
Atentat ndaj  zyrtarit të partisë “Lista Serbe” në Kosovë

Zëvendësministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviç, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook se ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jabllanoviçit, anëtar i partisë së Nenad Rashiqit, Lista Serbe.

Ai thotë se autorëve i ka dështuar plani, ndërsa akuzon Beogradin se qëndron mbrapa kësaj. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se kishte vërejtur një person të maskuar me armë në dorë.

“Leposaviq, 05.05.2024 – 00:01. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia./vizionoplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit