Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka lëshuar një tjetër paralajmërim për Maqedoninë e Veriut  pas përdorimit të vazhdueshëm  të termit “ Maqedoni” dhe jo “Maqedoni e Veriut” nga presidentja  Gordana Siliakovska  dhe kryeministri  Mickoski.

“Kur filloni të tërhiqni litarin, bëhuni gati nëse ai këputet” – ishte kjo deklarata e kryeministrit grek  në një intervistë për gazetën  vendase “TA NEA”.

“Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord,  le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës. Rruga kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, tha Mitsotakis.

Shefi i qeverisë greke  foli edhe per mardheniet  me Turqinë, ndërsa  theksoi se provokimet janë ndalur dhe kanë nisur diskutimet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kam thënë para dy vitesh se  provokimet ndalojnë dhe fillojnë diskutimet.  Dhe tani edhe zoti Erdogan ka marrë këtë rrugë. Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet e saj me Turqinë . Megjithatë, kjo  nuk do të thotë se duhet të jetojmë me gishtin në këmbëz gjatë gjithë kohës”, u shpreh ai.

Ai po ashtu vuri në dukje bashkëpunimin  me Turqinë në fusha të ndryshme .

 “Dhe për shkak se disa njerëz në Greqi dhe Turqi ushqehen me krizën greko-turke, pyesni kritikët tanë për rezultatet e politikës sonë, të cilët shohin reduktimin e flukseve të imigracionit. Ose banorët tanë ishullorë që kanë parë rritjen e ekonomive lokale nga vizat për vizitorët turq. Shihni edhe pozicionin e Greqisë në kontekstin ndërkombëtar. Konfrontim, apo një përpjekje për të bashkëjetuar me fqinjin tonë, kur pak më poshtë Lindja e Mesme është në zjarr dhe në zemër të Evropës është ndezur lufta?”, tha kryeministri grek.

Më 13 maj kryeministri grek Kyriakos Mitcotakis vizitoi Ankarane ku u takua me homologun turk Erdogan. Pavaresisht se bisedimet  mes tyre u zhvilluan në një atmosferë të mirë, gjatë deklaratave të tyre të përbashkëta u shfaqën mosmarrëveshje  kryesisht per  minoritetin turk në Greqi dhe luftën Izrael – Hamas. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";