minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mitsotakis i prerë: Lejoni Belerin të betohet, Greqia do pengojë integrimin e Shqipërisë në BE  

0
Mitsotakis i prerë: Lejoni Belerin të betohet, Greqia do pengojë integrimin e Shqipërisë në BE  

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ishte i vendosur në qëndrimin e tij ndaj Shqipërisë, duke dhënë një mesazh të qartë lidhur me çështjen “Beleri”. Pas shtrëngimit të duarve me kryeministrin Rama, Mitsotakis kërkoi që kryebashkiaku i zgjedhur për Himarë, Fredi Beleri, të kryejë betimin. Sipas tij, ky është parakusht që Greqia të pranojë procesin e negociatave të Shqipërisë drejt BE.

 

Kyriakos Mitsotakis,  theksoi se Shqipëria ka bërë pengesa të konsiderueshme në respektimin e shtetit ligjor dhe shtoi se Beleri duhet të betohet edhe pse në paraburgim, gjë të cilën sipas tij e parashikon vetë ligji shqiptar.

 

Advertisement

“Është e rëndësishme që kryebashkiaku i Heimarrës të betohet në mënyrë që hija e rëndësishme që prek marrëdhëniet greko-shqiptare të largohet”, vijoi Mitsotakis. “Shpresoj dhe uroj që problemi të zgjidhet në frymën e një bashkëpunimi të mirë pa cënuar marrëdhëniet mes dy shteteve”, shtoi kryeministri grek duke sqaruar se këtë çështje do ta diskutoj me Edi Ramën .

 

Nga ana tjetër, Tirana zyrtare ka treguar vendosmëri në qëndrimin e saj duke nënvizuar në çdo rast se ligji është i barabartë për çdo kënd dhe çështja “Beleri” i përket drejtësisë. Megjithatë, “presioni” grek për pengesë të negociatave me BE vijon të jetë prezent dhe këtë të hënë në Tiranë, ku marrëdhëniet e mira fqinjësorë në Ballkan janë kryefjalë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit