minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Babai i katër djemve të zhdukur refuzon ADN-në: “I pres të gjallë”

0
Babai i katër djemve të zhdukur refuzon ADN-në: “I pres të gjallë”

Halil Hasani, 77-vjeçar nga fshati Çabër i Komunës së Zubin Potokut, jeton me besimin se katër djemtë e tij, të zhdukur për më shumë se njëzet vjet, janë ende gjallë diku në Serbi dhe se një ditë do të kthehen.

 

Hasani thotë se djemtë e tij janë rrëmbyer nga forcat serbe në fshatin Zhabar të Mitrovicës, më 8 qershor të vitit 1999, pak ditë para se të përfundonte lufta në Kosovë. Atë kohë, djali i madh, Fadili, ka qenë 32 vjeç, Gazmendi 24 vjeç, Armendi 20 vjeç dhe Hasani 15 vjeç.

 

Advertisement

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, babai i tyre thotë se, menjëherë pas luftës, ka vendosur kontakte me së paku dy persona të nacionalitetit serb, të cilët, siç tregon, i kanë thënë se djemtë e tij janë dërguar në Serbi si “robër lufte”.

 

“Ata, sipas informatave që i kam unë, më së pari kanë shkuar në Beograd. Në Beograd kanë qëndruar më pak se një muaj. Më pas i kanë çuar në Pozharevc [qytet i Serbisë]”.

“Unë i kam pasur lidhjet dhe thuajse çdo javë kam folur me njërin [prej kontakteve]dhe me një tjetër çdo dy javë. Ata gjithmonë më kanë thënë se gjenden gjallë”, rrëfen Hasani.

Advertisement

“Ka shumë të gjallë… më shumë ka të gjallë sesa që mendoni ju, dhe i mbajnë për të kushtëzuar… Ata janë robër lufte”, janë fjalët e njërit prej kontakteve të tij, sipas Hasanit.

 

Mosbesimi ndaj institucioneve
Hasani nuk do që t’i identifikojë personat, me të cilët thotë se ka biseduar. Ai thotë se informatat që i ka marrë prej tyre, ua ka ofruar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.

Por, përfaqësuesit e institucioneve, thotë ai, i kanë thënë se burimet e tij po e gënjejnë dhe se informatat janë të rrejshme.

Advertisement

 

Hasani thotë se, më vonë, përfaqësuesit e institucioneve ia kanë ofruar atij letërnjoftimet e gjetura të dy prej djemve të tij.

“Më thanë: eja merri. Nuk kam shkuar t’i marr. Pse? Po, ku ishin qe 10-15 vjet ato letërnjoftime, që nuk i treguan? Ku ishin dhe kush i mbajti”, pyet Hasani.

 

Advertisement

 

Ai thotë se ka refuzuar të japë mostrat e gjakut të tij, që do të ndihmonin identifikimin eventual të djemve të tij – përmes metodës së ADN-së – në rast se ata gjenden në mesin e mbetjeve mortore në varreza masive ose në morgun e Prishtinës.

Arsyen e refuzimit, Hasani e shpjegon kështu:

“Sepse, nuk iu besoj. Sa për eshtra, kurrë mos i gjetsha. Unë mendoj se ka të gjallë ende dhe i pres të gjallë. Sa për eshtra, çfarë më duhen eshtrat e rrejshëm…”.

Advertisement

Në morgun e Prishtinës, tash e sa vite, mbeten rreth 400 mbetje të paidentifikuara mortore të personave të zhdukur gjatë luftës.

Kjo, për faktin se shumë familjarë hezitojnë të japin gjak për analizën e ADN-së, që bën identifikimin, kryesisht për shkak të mosbesimit në institucione.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit