Balla pret deputetin Shaip Kamberi: Serbia të eleminojë pengesat për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla priti në takim deputetin shqiptar të parlamentit serb, Shaip Kamberi.

 

Balla, përmes një postimi në facebook, shkruan se ai dhe PS, mbështet plotësisht kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eleminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike të cilat pengojnë pjesmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegj

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë i nderuar të mirëpres Shaip Kamberin, deputetin e sapozgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, përfaqësues i Luginës së Preshevës. Mbështes plotësisht kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eleminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike të cilat pengojnë pjesmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Është shumë i rëndësishëm trajtimi i nevojave të tyre nga Qeveria e Serbisë në përputhje me parimet ndërkombëtare të respektimit të pakicave.

Gjate vizites ne Tirane, Shaip Kamberi qe ka mandatin e dyte si deputet ne parlamentin serb, ka takuar edhe kryeministrin Rama.