minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shaip Kamberi bëhet deputet; i vetmi shqiptar në parlamentin serb

0
Shaip Kamberi bëhet deputet; i vetmi shqiptar në parlamentin serb

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të përfaqësohen në parlamentin serb nga  Shaip Kamberi.

 

Kryetari  i koaliconit të Shqiptarëve të Luginës, pas rivotimit në Tërnoc të Bujanocit ka arritur të sigurojë 13 mijë e 697 vota, duke fituar një mandat  deputeti në Kuvendin e Serbisë.

 

Advertisement

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kamberi ka shprehur mirënjohjen ndaj qytetarëve që kanë mundësuar përfaqësimin e shqiptarëve në parlament.

 

SHAIP KAMBERI

KRYEATAR I “KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS”, SERBI

Advertisement

 

“Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë.Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat ndëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar. Bashkë ia dolëm të gjithë. Unë do të vazhdojë të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim. Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët.”

 

Kamberi, kishte kërkuar ripërsëritje të votimit, pasi sipas tij procesi u karakterizua nga një përqindje e ulët e shqiptarëve, për shkak të problemeve me adresat e shqiptarëve.

Advertisement

 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë vetëm 1 deputet, nga tre që ishin në parlamentin prej 250 vendesh të Serbisë. Shkak për këtë rënie të përfaqësimit u bë dalja në zgjedhje të ndarë e jo të bashkuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit