minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Ballkani i hapur”/ Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Dyert janë të hapura për të gjithë

0
“Ballkani i hapur”/ Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Dyert janë të hapura për të gjithë

Pas kritikave të kryeministrit Albin Kurti, se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një rajoni të hapur për ndikimet nga lindja sesa një nisme për treg të përbashkët, nuk ka vonuar përgjigja e presidentit serb.

 

Në një intervistë për mediat vendase, Alexandër Vucic u shpreh se në të vërtetë,  “Ballkani i hapur” është ideja e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, një ide që nuk u imponua por lindi në rajon.

 

Advertisement

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

“Kjo ide na thotë se ne e kuptojmë mirë atë që po ndodh përreth nesh, por gjithashtu që ne nuk do të dëgjojmë dhe nuk do t’u shërbejmë të tjerëve, por do të bëjmë atë që është më e mira për njerëzit tanë. Dyert janë të hapura për të gjithë. Kush dëshiron është i mirëpritur. Janë 5,300 kompani nga Serbia që punojnë vetëm në Maqedoninë e Veriut, dhe numri i të interesuarve është shumë më i madh. Ne po bëjmë më të mirën që mundemi për njerëzit tanë dhe vendet tona.”

Advertisement

 

Ideja e “minishengenit” ballkanik, që u paraqit në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, asnjëherë nuk ka siguruar mbështetje të rëndësishme në Kosovë, por as në Mal të Zi dhe në Bosnje.

 

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut synojnë të heqin kontrollet në kufijtë e tyre për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave duke filluar nga 1 janari i vitit 2023, një nismë kjo që javën e kalaur e ndryshoi zyrtarisht emrin në “Ballkani i hapur”.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit