minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Ballkani sa më shpejt në BE”, ministrja e Jashtme gjermane: Rusia përbën kërcënim

0
“Ballkani sa më shpejt në BE”, ministrja e Jashtme gjermane: Rusia përbën kërcënim

“Shtetet e Ballkanit perëndimor meritojnë mbështetje të fortë në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Kështu ka deklaruar  ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, duke vënë në pah rrezikun  që paraqet Moska për rajonin.

“Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që të ketë kudo në Evropë zona gri dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku për të mbyllur krahët që Rusia mund të përdor në politikën e saj të destabilizimit, dezinformimit dhe ndërhyrjes. Është bërë nevojë gjeopolitike që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE’, tha Baerbock.

Shefja e diplomacisë gjermane vuri theksin te forcimi i institucioneve demokratike në vendet e rajonit.

Advertisement

“Kjo përfshin mbështetjen për shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve të tyre demokratike, në përmirësimin e qëndrueshmërisë së tyre dhe në ofrimin e mundësive ekonomike për njerëzit”, tha Baerbock.

Këto deklarata Baerbock i bëri përpara vizitës së saj në Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit