minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

BE kërkon marrëveshje për targat Kosovë-Serbi

0
BE kërkon marrëveshje për targat Kosovë-Serbi

Brukseli po ndërmjetëson arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për shtyrjen e afatit të targave dhe kthimin e serbëve në institucione. Kryediplomati i BE, Josep Borrell pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç tashmë po zhvillon një takim të përbashkët me ta.

Pas takimit i cili ende nuk dihet se sa do të zgjasë, shefi i diplomacisë së BE do tu drejtohet gazetarëve për të dhënë më shumë detaje. Në fokus të këtij takimi janë targat dhe kthimi i serbëve në institucione.

Sot është afati i fundit para se qeveria e Kosovës të fillojë zbatimin e hapit të dytë për targat, i cili parashikon gjobitjen me 150 euro te serbëve që ende nuk i kanë konvertuar targat në RKS.

Serbët të cilën në shenjë revolte ndaj vendimit të Prishtinës braktisën institucionet, kanë paralajmëruar rezistencë . Kjo ka bërë që diplomacia Europiane të intensifikojnë punën për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme, me qëllim marrëveshjen finale më vonë.

Advertisement

Serbia ka vendosur si kusht për përparimin e dialogut, formimin e Asociacionit dhe pezullimin e vendimit për targat, ndërsa Prishtina zyrtare ka mbrojtur vendimin me arsyetimin se është thjeshtë zbatim i marrëveshjes së Brukselit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit