minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

BE mirëpret tërheqjen nga veriu: Palët të kthehen në dialog, zgjedhjet të mbahen sa më parë

0
BE mirëpret tërheqjen nga veriu: Palët të kthehen në dialog, zgjedhjet të mbahen sa më parë

Bashkimi Evropian ka përshëndetur gatishmërinë e Kosovës për të zbatuar marrëveshjet e dakordësuara në drejtim të reduktimit të trupave në komunat me shumicë serbe por gjithashtu nuk ka kursyer sërish notat e kritikës.

 

Zëdhënësi Piter Stano ka nënvizuar se kthimi në dialog është i domosdoshëm.

 

Advertisement

PETER STANO

ZEDHENES, KOMISIONI EVROPIAN

“Çfarëdo që bëhet në linja të dialogut nuk është për ti bërë qejfin Brukselit apo shteteve anëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë por është në interesin e përmirësimit të jetës për njerëzit si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Ka një sens të emergjencës padyshim, që të përmbushen detyrimet që janë bërë të ditura në vazhdimësi.”

 

Advertisement

Gjithashtu Brukseli zyrtar thekson se zgjedhjet e parakohshme duhet të MBAHEN sa më parë të jetë e mundur.

 

“Janë hapa domethënës në drejtimin e duhur por ka akoma shumë për të bërë. Zgjedhjet e parakohëshme duhet të ndërmerren sa më parë të jetë e mundur dhe rikthimi në tryezën e dialogut është emergjent.”

 

Advertisement

Sikurëse ka rënë dakord me BE-në me marrëveshjen e Bratisllavës, Kosova ka larguar thuajse gjysmën e forcave të policisë nga institucionet komunale në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit