minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

BE: Rreziku rus në Ballkan, real

0
BE: Rreziku rus në Ballkan, real

Pas paralajmërimit të  presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, për mundësinë që Rusia të provokojë konflikt në Ballkanin Perëndimor, ka ardhur reagimi i BE. Zëdhënësi i unionit Peter Stano  ka ndarë të njëjtin shqetësim me liderin ukrainas.

 

“Për një kohë të gjatë ne kemi thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kështu që ne jemi në një linje me presidentin ukrainas dhe e dimë se Rusia po bën gjithçka për destabilitet politik , dezinformime dhe manipulime.”

 

Advertisement

Stano nuk ka dashur të flasë për hollësitë nëse Zelensky ua ka përcjellë informacionet, por ka shtuar se “BE është e vetëdijshme se çfarë po tenton të bëjë Rusia në Ballkanin Perëndimor.

“Ne nuk i komentojmë informatat, të cilat i shkëmbejmë me partnerët. Sidomos  kur është fjala për diçka specifike si kjo. Por, ne kemi informata dhe i kemi vëzhguar këto aktivitete të Rusisë dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë tenton të bëjë Rusia. Prandaj, jemi në kontakt me partnerët edhe në Ballkan për këtë”

 

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Europian rreziku nga Moska është një prej arsyeve që  kanë  shtuar  bashkëpunimin me shtetet e Ballkanit  Perëndimor.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit