Shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, tha se situata në Veri të Kosovës është më seriozja në 10 vitet e fundit. Pas një takimi me ministrat e Jashtëm të BE-së, Borrell u shpreh se Brukseli u ka paraqitur Beogadit dhe Prishtinës një propozim se si të dilet nga kriza.

 

 

JOSEP BORRELL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PËRFAQËSUESI I LARTË I BE

 

Jemi të pakënaqur me krizën e tanishme. Ne kemi paraqitur një propozim. Ky propozim duhet të diskutohet, është një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë. Më duhet t’u them të dyja palëve, të përmbushin angazhimet e tyre dhe të zbatojnë marrëveshjet e kaluara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Borrell tha me tej se data 21 nëntor nuk duhet ti gjej vendet pa një marrëveshje pasi kjo rrezikon të krijojnë situatë të rrezikshme.

 

JOSEP BORRELL

PËRFAQËSUESI I LARTË I BE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Do të nisim takime me kryenegociatorët . Ata duhet të arrijnë te një zgjidhje praktike për çështjen e targave para 21 nëntorit, që është afati i fundit. Nuk mund të arrijmë këtë datë pa marrëveshje, pasi do të jemi në situatë të rrezikshme. E dini se tërheqja e serbëve në veri nga policia dhe gjyqësori ka krijuar një vakum. Në këtë vakum më e keqja mund të ndodh.

 

Shefi i diplomacisë së BE kërkoi nga palët të tregojnë maturi, Kosova të tregojë fleksibilitet për targat, dhe të punojë në implementimin e Asociacionit, ndërsa serbët të kthehen në institucione.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërkohë në Bruksel ndodhet kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi i cili do të ketë takim me Borrell për gjetjen e një zgjidhjeje.