minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

“Ju flas si vllau, vllau/ Ali Ahmeti: Mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet një marrëveshje

0
“Ju flas si vllau, vllau/ Ali Ahmeti: Mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet një marrëveshje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti deklaroi sot se mes Kosovës dhe Serbisë duhet një marrëveshje historike.

Gjatë prezantimit të librit të Enver Hoxhajt “Përplasja e Madhe” ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ahmeti u shpreh se problemi i hapur i Kosovës vë në diskutim paqen dhe stabilitetin në rajon.

Advertisement

Ahmeti u shpreh pro nismës Ballkani i Hapur duke theksuar se ajo nuk është një nismë e detyrueshme. Ai tha se palët nuk janë të detyruara të zbatojnë të gjitha marrëveshjet që nënshkruhen nga shtetet e tjera.

“Në Ballkan Rusia i ka mbajtur lidhjet historike me Serbinë dhe vatrat historike që ka krijuar. Nga sondazhet që bëhen në shtetin tim thuhet se për fat të keq një pjesë e madhe mbështesin politikat ruse. Një pjesë kanë nostalgji për Jugosllavinë. Kjo është e vërteta por është një e mirë që forcat politike me të cilat ne i kemi partnerë, por edhe ata që nuk i kemi partner janë opozitë, janë shumë të kujdesshëm në këto përcaktime sepse nuk mund të ketë partneritet me ne. Ajo forcë që nuk pranon integrimin e vendit në BE dhe NATO nuk mund të ketë partneritet me ne.

Advertisement

Ajo forcë që është kundër marrëveshjes së Ohrit, kundër pavarësisë së Kosovës. Ka parti të cilat janë tërësisht të angazhuara kundër konceptit tonë dhe marrëveshjeve që i përmenda më lart. Sigurisht Rusia për qëllimet e veta do i mbajë këto vatra të ndezura si në Azi ashtu edhe në Europë për sa kohë ai nuk i realizon qëllimet e veta. Perëndimi është ndërgjegjësuar. Po u prek një vend i NATO-s i ke 30 vende të NATO-s që i dalin zot.

Të gjitha këto i kam parë në librin e Enverit por që më solli në kujtesë edhe gjëra plotësuese që përmbyllet me një analizë shumë të mprehtë por edhe aktuale. Që midis Kosovës dhe Serbisë duhet një marrëveshje historike. Është fakt që duhet të arrihet kjo marrëveshje. Sepse në rajon problemi i Kosovës është i hapur. Për sa kohë ky është problem i hapur paqja dhe stabiliteti nuk janë në nivelin e duhur.

Kam 20 vite që flas për pajtimin sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Ose t’i vendosim në peshore. Kush është më e leverdisshme. Ballkani i Hapur nuk është i detyrueshëm. Nëse do nuk pranon 10 marrëveshje, pranon 5. Mund të shihet se çfarë mund të arrijmë për të pasur një epilog. U flas si vëllai vëllait. Rusia nuk ka vullnet ta zgjidhë me dialog çështjen e Kosovës sepse do vatër zjarri”, tha Ahmeti.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova