minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Beleri kandidat për eurodeputet, avokati: Greqia shfrytëzon minoritetin për kauza politike dhe nacionaliste

0
Beleri kandidat për eurodeputet, avokati: Greqia shfrytëzon minoritetin për kauza politike dhe  nacionaliste

Partia “Demokracia e Re” në Greqi shpalli javën që lamë pas 42 kandidatët e saj për eurodeputet për zgjedhjet e përgjithshme evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor.

Mes kanditatëve për eurodpuetet ishte edhe emri i kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për blerje votash.

Lidhur me kandidaturën e Belerit folën sot në emisionin e mëgjesit “7 pa 5” avokatët Skerdjan Dhuli dhe Redi Ramaj. Avokati Redi Ramaj tha se kandidatura e Belerit për eurodeputet nuk ndryshon asgjë për drejtësinë shqiptare.

Sakaq ai tha se çështja Beleri është taktikë e njohur për Greqinë, e cila ndër vitë përdor dhe shfrytëzon rastet e minoritetit grek në Shqipëri për politikë dhe nacionalizëm për interesat e politikës së jashtme dhe të brendshme.

Advertisement

Redi Ramaj: Kandidimi i Belerit nuk ndryshon asgjë në drejtësinë shqiptare…Greqia kërkon që për çdo rast që lidhet me minoritetin grek ta ngrejë si kauz politike dhe nacionaliste, për interesa të politikës brendshme dhe politikës së jashtme.

Ndërkohë avokati Skerdjan Dhuli, tha se Beleri nuk është në burg si grek, por si shqiptar e për rrjedhojë kjo nuk e pengon atë që të kandidojë për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” në Greqi.

Dhuli tha se beson se Beleri do t’i fitojë zgjedhjet për eurodeputet në Greqi ashtu sikur se i fitoi në Himarë.

Skerdjan Dhule: Beleri nuk është në burg si grek. Beleri është në burg si shqiptar si kandidat i PD-së.

Advertisement

Pse e zgjodhi Mitsotakis Belerin?

Skerdjan Dhuli: Greqia bën kalkulimet e veta në këtë rast. Sepse Beleri është i angazhuar në Greqi. Për ne si PD ky është lajm i mirë sepse Beleri bëhet pjesë e Partisë Popullore Europiane nëse fiton zgjedhjet.Unë besoj se ai do fitojë. Duke e parë nga ana e psikologjisë, votuesi afrohet me viktimën. Sepse Beleri në opinionin publik duket si viktimë. Si unë dhe mijëra të tjerë e votuam edhe pse e dinim se ishte në burg. Ashtu siç e votuan shqiptarët në 14 maj, ashtu do ta votojnë edhe grekët për eurodeputet./vizionplus.tv/ 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit