minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Berger: Tregu i përbashkët rajonal, projekt historik që duhet jetësuar

0
Berger: Tregu i përbashkët rajonal, projekt historik që duhet jetësuar

Në prag të vizitës së kancelares, Angela Merkel në Tirane, Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, thekson se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe cdo nismë në këtë drejtim, është e mirëpritur.

 

MIGUEL BERGER

SEKRETAR I SHTETIT, GJERMANI

Advertisement

“Qeveria Federale e sheh të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE. Ne shohim potencial të madh për rajonin, me anë të zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal. Në parim, natyrisht, çdo bashkëpunim është për t’u përshëndetur. Por, nga ana tjetër, është e rëndësishme që të jetë i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.”

 

Zyrtari i lartë gjerman nënvizon se zhvillimi i tregut të përbashkët është një gur themeli për realizimin e planit investues të unionit në rajon.

 

Advertisement

“Për ne është vendimtare të avancojmë punën në Tregun e Përbashkët Rajonal të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili do të krijohet deri në vitin 2024, është parakushti kryesor për zbatimin me sukses të Planit Ekonomik dhe Investues të BE -së në rajon.”

Sekretari gjerman i shtetit shprehet se procesi i Berlinit, duhet parë si një mbështetës i procesit të zgjerimit të BE-së ndërsa pranon se ritmi i integrimit të rajonit në union është vërtet i pakënaqshëm.

 

“Ne duam një sinjal të qartë se rruga evropiane e rajonit do të vazhdojë. Prandaj ne shpresojmë shumë që do të arrijmë t’i shmangim pengesat aktuale në mënyrë që të fillojmë përfundimisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat u vendosën në Mars të viti 2020. Zgjidhja është në tryezë – në qershor ajo u mbështet shprehimisht nga 26 shtete anëtare të BE-së.”

Advertisement

 

Samiti i radhës i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor është planifikuar të mbahet në Slloveni, më 6 tetor të këtij viti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit