3 kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës po zhvillojnë sot ceremonitë e betimit.

Në një seancë solemne, në zyrat lokale në Zubin Potoku, i pari që u betua ishte kryetari i ri i kësaj komune, Izmir Zeqiri.

 

“Betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës së Zubin Potokut me nderë e besnikëri, në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe pajtim me ligjin, në mënyrë që të siguroj kushte një jetë të qetë për të gjithë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ai theksoi se do t’i ofronte qytetarëve të Zubin Potokut të gjitha shërbimet pa asnjë dallim mes tyre.

 

“Të kryejmë të gjitha shërbimet e kërkesat e qytetarëve e sidomos komunitetit shumicë serb. Të jemi bashkë e unik në punët e përditshme. Të jemi sa më të fokusuar në respektimin e Ligjit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e komunës së Zubin Potokut”,

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjatë ditës do të zhvillohet edhe ceremonia e betimit të drejtuesve të rinj vendor të Zveçanit dhe Leposaviçit.