minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Betohet presidenti i Malit të Zi, personalitete nga rajoni dhe Europa marrin pjesë në ceremoni - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Betohet presidenti i Malit të Zi, personalitete nga rajoni dhe Europa marrin pjesë në ceremoni

0
Betohet presidenti i Malit të Zi, personalitete nga rajoni dhe Europa marrin pjesë në ceremoni

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, mesditen e kesaj te shtune do të bëjë betimin dhe do të marrë detyrën e kreut të shtetit.

 

Ne ceremoninë e betimit, që mbahet në Parlamentin e Malit të Zi, do të marrin pjesë rreth 200 personalitete, duke përfshirë zyrtarë nga vendet fqinje , ambasadorë dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar.po ashtu pjesë e ceremonise do te jene edhe deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, përfaqësues të qeverisë, autoriteteve gjyqësore, si dhe presidenti i deritashëm i Millo GjukanoviC, të cilin Millatovic e mposhti bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve në fillim të prillit.

 

Advertisement

Pjesa qendrore e qytetit të Podgoricës është bllokuar që nga mëngjesi, si dhe rruga për në aeroport. Pas himnit kombëtar, si dhe betimit të Millatoviqit ai do të mbajë fjalimin inaugurues. Me pas kreu I shtetit do përshëndetet me ceremoni ushtarake.

 

Po ashtu në orët e vona të pasdites, në Vilën shtetërore Gorica Milatovic me bashkëshorten do të presin rreth 700 të ftuar.

 

Advertisement

Në mesin e tyre do të jenë presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërkaq nga Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës të pranishëm do të jenë Zhelko Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq.Ardhja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk është konfirmuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit