minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bilanc tragjik, shkon në 15 numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi

0
Bilanc tragjik, shkon në 15 numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi

Rritet bilanci nga përmbytjet ne Greqi. Autoritetet bejne me dije se deri më tani kane humbur jeten 15 persona. Një grua 88-vjecare dhe djali i saj 65-vjeçar, te cilet konsideroheshin te zhdukur jane gjetur  pa  jete ne shtepine e tyre, në rajonin e Thesalise. Po ashtu me vone u gjet trupi i pajete i nje burri.

 

Ekipet e Emergjencave Civile po vijojnë punën në terren për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur. Autoritetet greke mendojnë se bilanci do të rritet me tej, pasi rezultojnë edhe 2 persona të tjerë të zhdukur nga stuhia “Daniel”. Pas përmbytjeve në Greqi, kryeministri Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura.

 

Advertisement

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se Shqipëria është me zemër me gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

 

“Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë mund t’i drejtohen ambasadës sonë”,– ka shkruar Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit