
Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në tempi të greqisë, ku dy trena u përplasën me njëri tjetrin.
Të paktën 47 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së fortë dhe zjarrit që u shkaktua teksa trupat e shpëtimit po vazhdojënë kërkimet për 19 pasagjerë të tjerë që janë raportuar si të zhdukur, mes tyre dhe 4 shqiptar.
Për shkak të zjarrit masv që u shkaktua, autoritetet po hasin vështirësi për identifikimin e viktimave, që besohet të jenë të grupmoshës nga 20 deri në 30 vjeç.
Sipas informacioneve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës ndodhen 37 trupa dhe 17 çanta me trupa të copëtuar të pasagjerëve, për të cilët po ndiqet procesi i identifikimit.53 persona kanë dhënë mostra të ADN-së, për analiza qe do të zgjasin disa ditë.
Në spital aktualisht po marrin trajtim 66 pasagjerë, 6 prej tyre vazhdojnë të jenë nën kujdes intensiv.
Ngjarja tragjike ndodhi në Tempi pranë qytetit të Larisës teksa treni i pasagjerëve po dilte nga një nënkalim në autostradë.Treni po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut dhe në të ishin shumë studentë që po ktheheshin pas pushimeve.
Autoritetet kanë arrestuar shefin e stacionit si përgjegjës kryesor. 59-vjeçari, sipas mediave fqinje ka pranuar gabimin me pasoja fatale.
Ndersa Një ditë më parë Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis dha dorëheqjen.