minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Blinken viziton Athinën; sekretari amerikan i shtetit i kërkon Turqisë të mos rrisë tensionet në Mesdhe

0
Blinken viziton Athinën; sekretari amerikan i shtetit i kërkon Turqisë të mos rrisë tensionet në Mesdhe

Pas vizitës dy ditore në Turqi, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u ndal në Athinë ku u takua me ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

 

Ai i dërgoi një mesazh të fortë Ankarasë, duke i kërkuar që të ndalë kërcënimet që rrisin tensionin në rajonin e Mesdheut.

 

Advertisement

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm grek, Blinken tha se është e rëndësishme që ndryshimet mes vendeve të menaxhohen në mënyrë diplomatike.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

Advertisement

 

“Greqia dhe Turqia janë partnerët dhe miqtë tanë dhe ne vazhdojmë të diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ta përmes NATO-s për sigurinë në rajon për të shmangur kërcënimet që rrisin tensionin dhe kjo është më e vështirë në një periudhë parazgjedhore. Shikoni rajonin në tërësi dhe çfarë po bën Greqia për t’u bërë një qendër fuqie dhe për të lidhur Afrikën me Evropën dhe për të bashkuar vendet për bashkëpunim. Kur zgjidhen mosmarrëveshjet, hapen mundësi më të mëdha. Është shumë e rëndësishme që miqtë dhe partnerët të menaxhojnë dallimet e tyre në mënyrë diplomatike”.

 

Ndërsa Dendias u kujdes të sqarojë se Greqia nuk e lidh ndihmën e dhënë ndaj të prekurve nga tërmeti në Turqi, me politikën e jashtme. Ai tha se ndihma ndaj tyre, është një detyrim.

Advertisement

 

NIKOS DENDIAS

MINISTËR I JASHTËM I GREQISË

 

Advertisement

“Ne nuk e kombinojmë ndihmën për viktimat e tërmetit me politikën tonë më të gjerë të jashtme. Është detyrimi ynë ndaj njerëzve që po testohen t’i ndihmojmë ata. Nëse përmes këtij kontakti përmirësohet klima, kjo ka pasoja politike dhe ju e dini mirë. Greqia nuk kërkon dëmshpërblim përmes ndihmës që u jep viktimave të tërmeteve, është detyrimi ynë të ndihmojmë turqit dhe sirianët”.

 

Blinken zhvilloi bisedime edhe me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis, ku po ashtu në fokus ishin marrëdhëniet greko turke.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit