minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Jo asociacionit të serbëve”/ Kurti: Beogradi kërkon të krijojë shtet brenda shtetit

0
“Jo asociacionit të serbëve”/ Kurti: Beogradi kërkon të krijojë shtet brenda shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këmbëngul se krijimi i asociacionit te komunave me shumicë serbe shkel kushtetutën e vendit. Në një intervistë për “Deutche Welle” kreu i qeverisë iu referua vendimit të gjykatës, duke nënvizuar se asociacioni i kërkuar nga Serbia edhe shumica serbe në veri, do të krijoje dëme të parikuperueshme.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Advertisement

 

“Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese nuk ka thënë që vetëm germa e Asociacionit është problematike, por ka konstatuar që 23 nene të kushtetutës po shkelen me të dhe secili nga shtatë kapitujt e krijimit të këtij institucioni nuk janë në përputhje me kushtetutën.Nuk mund të ketë me Kushtetuën e Kosovës asociacion mbi  baza etnike.”

 

Duke marrë shembull situatën e tensionuar në Bosnje dhe Hercegovinë, Kurti deklaroi se pikërisht këtë kërkon Beogradi edhe për Kosovën: të krijojë një shtet brenda shtetit.

Advertisement

 

“Kemi dy lavjerrësa të ҫuditshëm që e përshkruajnë situatën sesi po lëviz në Ballkanin Perendimor. Së pari kemi lavjerrësin që së pari na sulmojnë me Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe kur kjo nuk ecën atëherë dalin tek ajo që vërtetë duan, tek ndarja e Kosovës. Pra thelbi i ҫështjes është se Serbia nuk i pranon si shtete të vërteta vendet që nuk janë në Bashkimin Evropian, pra Bosnjen e Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën e madje edhe Maqedoninë e Veriut, pra Serbia i konsideron si shtete të përkohshme dhe angazhohet me gjithë kapacitetin e saj për këtë.”

 

Kreu i ekzekutivit komentoi edhe iniciativën “Ballkani i hapur” duke këmbëngulur se pa angazhimin e BE-së, si dhe pa ndryshimin e qëndrimeve nga Beogradi, Prishtina zyrtare nuk do të marrë pjesë.

Advertisement

 

“Pra, për t’u bërë Ballkani i hapur dhe i lirëduhet të ndryshojë njëherë Serbia. Nëse ne bashkëpunojmë me një Serbi, e cila nuk po ndryshon, kjo nuk do ta ndihmojë ndryshimin e Serbisë, përkundrazi inkurajimin e saj. Unë nuk i preferoj iniciativat që nuk i kanë brenda dhe tërë kohën Bashkimin Evropian. Ne i pamë aty tri shtete, tre përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perendimor, mirëpo aty nuk qe askush nga Bashkimi Evropian. Në anën tjetër kur thuhet Ballkani i Hapur, i hapur për kë? Sepse ne do të duhej të ishim me Bashkimin Evropian, por jo të hapur për Federatën Ruse dhe Kinën.”

 

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi , kryeministri Kurti u shpreh se prioritet mbetet njohja reciproke, diçka që sipas tij, Beogradi nuk është i gatshëm ta diskutojë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit