minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi është detyruese/ Daçiç: Zbatojmë aneksin pa kaluar vijat e kuqe

0
Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi është detyruese/ Daçiç: Zbatojmë aneksin pa kaluar vijat e kuqe

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka informuar sot Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në lidhje me takimin Kurti-Vuçiç në Ohër.

Ai ka thënë se marrëveshja është arritje e madhe dhe se ka hyrë në fuqi menjëherë me deklaratën e lëshuar prej tij.

 

JOSEP BORELL

Advertisement

“Informova ministrat për marrëveshjen që arritëm në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja krijon një status quo të re në dialog dhe ky është një moment i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, dhe sigurisht që krijon një status quo të re në dialog. Marrëveshja dhe aneksi kanë hyrë në fuqi me Deklaratën e lëshuar.”

 

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e ka konsideruar dakordësimin një arritje, por ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen me Kosovën deri te vijat e kuqe.

 

Advertisement

IVICA DAÇIÇ

“Vijat tona të kuqe, për të cilat nuk pajtohemi përfshijnë njohjen reciproke, jo njohje e Kosovës dhe as anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara”

 

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se në Ohër janë ruajtur interesat kombëtare të Serbisë.

Advertisement

 

Sipas tij formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të jetë ligjërisht detyrues për Prishtinën dhe procesi i dialogut është vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe asgjë më shumë se kaq.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit